Connect with us

Lajme

MSh: Po kërkojmë donatorë për blerjen e ilaçit që po përdoret në Itali për koronavirusin

Published

on

Nga e premtja e kaluar deri tani në Kosovë janë konfirmuar 20 raste të prekura me virusin, COVID-19.

Malisheva, Vitia dhe së fundmi Podujeva janë tri komunat që me vendim të Qeverisë së Kosovës, janë izoluar në mënyrë që të mos përhapet virusi në masë më të madhe, shkruan Periskopi.

Së fundmi në Itali është raportuar se është shëruar pacienti i parë i trajtuar me ilaçin eksperimental “Remdesivir” kundër koronavirusit.

“Kemi personin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, zëdhënës i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë,

Por, a është interesuar Kosova që ta përdor një ilaç të tillë tek pacientët e vet, përgjigjen na jep udhëheqësi i Divizionit te Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, njëherit anëtar i komunitetit për menaxhim të situatës epidemiologjike.

Hoti për Periskopin tha se po bëjnë çmos bashkë me komunitetin e donatorëve për ta siguruar këtë ilaç në Kosovë.

Ai shton se është pak problem të sigurohet duke e pasë parasysh se është ilaç i ri dhe ende duke u eksperimentuar.

‘’Po presim edhe vërtetime tjera, shkenca çka po thotë për këtë ilaç. Kemi qenë në bisedime me disa donatorë të interesuar nëse munden me na sjellë edhe neve. Ai përdoret ekskluzivisht tek personat që janë konfirmuar pozitivisht me COVID-19 dhe që hyjnë në terapi. Në momentin që kemi mundësi me marrë, nuk e mbyllim derën për me marrë. Tash situata është pak e komplikuar sepse shumë shtete veçse i kanë mbyll kufinjtë por jemi në kontakt me ndërmjetësuesit dhe të shohim se çka mund të bëjmë, Është një preparat shumë i mirë dhe nëse e arrijmë më siguru do të ishte sukses me pas në Kosovë. Ka më shumë se dy javë që është diskutu për këtë ilaç.’’ përfundon Hoti.

Ndërsa, infektologu Valbon Krasniqi në një prononcim për Periskopin, tha se janë të informuar dhe në hap me botën sa i përket këtij ilaçi. Ai thotë se janë në kontakt me prodhuesin e ilaçit eksperimental ‘’Remdesivir’’, dhe se në momentin që e shohin të nevojshme ta përdorin edhe në Kosovë, klinika infektive do ta bëjë një kërkesë për këtë ilaç.

‘’Ne jemi përditë duke përcjellur përdorimin e antiviralëve të ndryshëm nga spitale të ndryshme gjithandej botës. Edhe para Italisë ky bar është përdorë në spitale tjera edhe në Kinë poashtu dhe ne jemi në kontakt direkt me prodhuesin e ketij ilaçi, dhe sipas nevojës – nëse vendos kolegjiumi i klinikës- mund të bëhet kërkesë për këtë ilaç direkt te prodhuesi’’, tha infektologu Krasniqi.

Tutje, infektologu sqaron edhe për terapinë që po e përdorin për momentin tek pacientët e prekur me koronavirus e që janë të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

‘’Aktualisht për trajtim kemi në dispozicion antiviralet Looinavir/Ritonavir, që poashtu përdoret edhe në Itali, edhe në Shqipëri edhe në shumë vende tjera,, dhe ne e kemi dhënë te disa nga pacientët tanë. Normalisht edhe terapia tjetër mbështetëse e zakonshme, tretje infuzive, analgjetike, antipiretike, sipas nevojës edhe antibiotikë.

Ky virus ka prekur mbarë botën dhe sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 201,672 njerëz të infektuar, 8,008 të vdekur dhe 82,071 të shëruar./Periskopi/Zana Rugova./

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending