Connect with us

Lajme

MSh-ja arsyeton mungesën e barnave, thotë se s’kanë buxhet

Published

on

Furnizimi me barna në QKUK dhe në QKMF ka qenë një ndër problemet që i ka brengosur më së shumti qytetarët e vendit por që edhe nuk ka gjetur zgjidhje.

Arsyetime të shumta kanë mbuluar këtë problem. Mungesa e furnizimit me barna deri tek ndarja e buxhetit dhe sigurimi i tyre.

Ndërsa në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës është theksuar se i gjithë buxheti që ka shëndetësia në vend është 21 milionë euro për barna dhe materiale shpenzuese për të gjithë institucionet.

“Krejt shëndetësia ka në dispozicion 21 milionë euro për barna dhe material shpenzues për të gjitha institucionet, sit ë nivelit tretësor, dytësor dhe Kujdesin parësor, përkatësisht QKMF-të në Komuna”, është thënë nga ministria.

Kurse sipas tyre është fakt që pagesa e barnave nga xhepi i qytetarëve ka ndikuar negativisht dhe i ka dobësuar ata financiarisht.

“Në një shoqëri ku ka papunësi të madhe siç është Kosova, çdo blerje prej xhepi, ndikon në mirëqenien e familjeve”, është theksuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Indeksonline.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përgjatë këtij viti ka pasur përmirësim të dukshëm në furnizim me barna dhe material shpenzues.

“Sivjet, ka një përmirësim të dukshëm në furnizimin me barna dhe material shpenzues, sepse raportet  nga QKMF-të që i vijnë Ministrisë flasin se në këtë nivel furnizimi sillet rreth 80%”, theksohet nga ministria.

Këto të dhëna mund t’i verifikoni në të gjitha QKMF-të në nivel vendi. Më SHSKUK ndërkaq, niveli I furnizimeve është mbi 60 %. Aty ku ka planifikim të saktë, profesional dhe menaxhim korrekt. Furnizimi mund të shkojë edhe deri në 95% siç është shembull Onkologjia, për të cilën klinikë barnat janë më të shtrenjta se në cilindo shërbim tjetër. Edhe ky fakt mund të verifikohet lehtë me menaxhmentin e klinikës”, është thënë nga ministria kur janë pyetur për atë se cilat në fakt kanë qenë të arriturat e kësaj ministrie përgjatë kësaj kohe.

Gjithashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qëllimi është që kjo ministri të sigurojë barnat më të shtrenjta për pacientët, me që është evidente se me një buxhet për barna përgjysmë më i  vogël se nevojat reale, çdo herë do të duhet të blihet edhe nga qytetarët që të plotësohet.

 

“Pas funksionalizimit të sigurimeve, niveli i furnizimeve pritet të furnizohet edhe më tej. Menaxhimi i Kujdesit Parësor (QKMF-të, QMF-të, Ambulancat e punktet shëndetësore) menaxhohen nga komunat, përveç furnizimit që ua bën MSH me barna, kështu që për çështje organizative të tyre duhet të bisedoni me autoritetet lokale”, është përfunduar nga kjo ministri./Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending