MPB humb edhe një kontest gjyqësor

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme ka humbur edhe një proces gjyqësor, por ky i fundit nuk do t’i kushtojë buxhetit të shtetit miliona euro, raporton KTV.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur në favor të 9 paditësve, të diplomuarve në Akademinë Policore në Turqi, duke detyruar MPB-në t’i pranojë në marrëdhënie pune.

Megjithëse u është dhënë një afat për ankesë në shkallën e dytë, avokatja Gashi Bytyqi shprehet se një veprim i tillë nuk do të shkonte në favor të Ministrisë.

Me marrëveshjen për bursat që jepeshin nga qeveria turke, në pikën 2 të saj parashihte që pas përfundimit të studimeve 4-vjeçare, Ministria e Brendshme t’u ofrojë kontrata pune në kohëzgjatje prej 10 vjetësh. Vendi i punës, me marrëveshje, parashihej që të bëhej duke u bazuar në organizimin e brendshëm të Policisë.

Shpërndaje në: