Connect with us

Lajme

Motrat me probleme mendore endën rrugëve prej gati një viti

Vijojnë të enden rrugëve tre motrat me probleme të shëndetit mendor së bashku me nënën e tyre, që vuan nga e njëjta sëmundje. Drejtues të Shërbimit Social në Bashki, por edhe në qendrën ditore të personave me aftësi të kufizuar në Lezhë, thonë se detyrimi ligjor i këtyre institucioneve është i përcaktuar. Ata shtojnë se problemi i është adresuar Ministrive të linjës, për sistemimin e tre motrave.

Published

on

Edhe pse 10 ditë më parë përfaqësues të institucioneve në Lezhë e trajtuan si rast emergjent tre motrat me aftësi të kufizuara dhe probleme të shëndetit mendor janë ende në situatë rruge.

Punonjësja sociale, Matilda Miraj,thotë se pavarësisht largimit nga kjo qendër, tre motrat Kola vijojnë të marrin asistencë psikologjike si dhe ushqim nga ky institucion, por nuk mund ti strehojnë ato.

Matilda Miraj: E madhja ishte 36 vjeçe dhe më e vogla 32. Megjithatë edhe pse janë larguar nga ana ligjore me të gjitha procedurat që janë ndjekur ata kanë vazhduar të marrin asistencë nga ne, si asistencë morale ashtu edhe duke i ndihmuar me ushqime.

Ndërkaq Shërbimi Social në Bashkinë e Lezhës thotë se vajzat trajtohen me pagesë paaftësie nga ky institucion, ndërsa në këtë qytet nuk ka qendër rezidenciale për strehimin e tyre.

Drejtori i Mirëqenies Sociale në këtë Bashki, Jak Pjetri, thotë se duhet të jenë institucionet e tjera që duhet ta zgjidhin këtë çështje.

Jak Pjetri: Bashkia nuk ka qendër ditore që trajton këta persona mbi 25 vjeç, kompetencat e Bashkisë i ka kryer një më një duke bërë pagesat fikse në kohën e duhur, duke i verifikuar që ato kanë një shtëpi, për këto probleme të tjera janë organe të tjera që do të merren dhe bashkia do ti ndjekë me vëmendje edhe të bashkërendojmë si pjesë e tryezës teknike.

Mësohet se pas tryezës së zhvilluar mes përfaqësuesve të disa institucioneve vendore në Lezhë rasti i tre motrave Kola i është referuar Ministrive të linjës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending