Motra diplomon me temë vëllanë dëshmor (Video)

Periskopi.com Lajme

Lendita Smajli, këtë të hënë, diplomoi në fakultetin e shkencave politike ku për temë diplome pati të bëmat e vëllait së saj dhe bashkëluftëtarëve të tij të Brigadës 132 “Myrt Zeneli”, njofton Klan Kosova.

Ajo e mbaroi punën e nisur nga vëllai i saj, Luan Smajli nga Jabllanica e Gjakovës i cili u vra në luftë dhe nuk arriti të diplomojë në fakulteti ne historisë.

Ndryshe Luan Smajli, ishte student i vitit të parë në fakultetin filozofik drejtimi histori kur iu bashkëngjit pjesëtarëve të UCK e që ra heroikisht me 29 janar te 99-s, në Rugovë të Hasit.

Shpërndaje në: