Connect with us

Uncategorized

“Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës”

“Moskalimi i Demarkacionit është skenar i Isa Mustafës për të shpëtuar nga punët e tjera më të mëdha e për të cilat nuk ka kaçik t’i kryejë”.

Published

on

Kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Shukri Buja në emisionin Rrokum Roll.

Buja tha se kalimi i buxhetit është fitorja e parë e Isa Mustafës ndaj PDK-së.

Ai ka shtuar se nëse do të kalojë Demarkacioni, çdo gjë ka do të kthehet në agjendat integruese për vendin.

“Qeverisja e Isa Mustafës deri tash shihet se është dështim për vendin”, ka thënë Buja, duke shtuar se ka shumë arsye se pse ky koalicion tashmë ka dështuar.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se PDK nuk ka vendim zyrtar se buxheti duhet të kalojë në Kuvend, por ka thënë se kjo parti është pajtuar se ky vendim duhet të kalojë për debat në mënyrë procedurale.

Sipas tij, dështim i madh i kësaj qeverisje është Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria, liberalizimi e shumë çështje të tjera.

“Me Kushtetutë partia e parë ka të drejtë me thirr në interpelancë kryeministrin dhe me qit në votëbesim mënyrën që vendi edhe në këtë formë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Buja, duke shtuar se dikur kah muaji mars ai do të insistojë të bëjë thirrje për votëbesimin e qeverisë.

Buja ka shtuar se PDK tashmë po paguan faturat e kësaj qeverisje të keqe e cila po bënë akuza të pabaza ndaj partnerit të koalicionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ahmeti thotë se rruga me kallderm nuk u mbulua me asfalt

Published

on

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si rruga “Emin Duraku”, në Prishtinë është mbuluar kalldermi më asfalt, del të jetë e pavertetë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk janë mbuluar kalldermat në pjesën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

“Nuk jane mbulu kalldermat jo.”, ka shkruar Ahmeti mbi fotografinë e rrugës me kallderm./Periskopi/

 

Continue Reading

Uncategorized

Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët

Published

on

Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.

Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.

Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.

Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.

Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë.

Continue Reading

Uncategorized

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Trending