Morena Taraku heq të gjithë miqtë nga lista e ndjekësve në Instagram, ndjek vetëm llogarinë e qenit të saj

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, shuhet si një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është veçanërisht e ndjekur në rrjetin social Instagram, në të cilin numëron mbi 940 mijë ndjekës.

Por kur jemi te personat që ajo ndjek, derisa javë më parë ishte një numër i madh miqsh, familjarë e kolegë, tani më nuk është asnjë.

Kjo pasi, ajo ka hequr nga lista e ndjekësve të gjithë njerëzit që ndiqte deri më tani, ndërsa ndjek vetëm llogarinë e qenit të saj, Boo Moi.

Njashtu në llogarinë e kafshës shtëpiake të cilën e udhëheq vet Morena, mund të shohim se edhe aty ndiqet vetëm një person, e që është llogaria e Morena Tarakut.

Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja Taraku publikoi në Instagram një mbishkrim, ku thoshte se ajo zgjedh kafshët para njerëzve.

E mesa duket lidhja e veçantë që ka krijuar me kafshët shtëpiake, ka bërë që këngëtarja dhe modelja të distancohet paksa me njerëzit, përderisa i ka hequr të gjithë nga lista e ndjekësve.

Shpërndaje në: