Në disa pamje të publikuara nga mediat botërore shihet momenti kur presidenti rus, Vladimir Putin, pasi del nga vetura e tij, tenton hapjen e derës së pasme të saj, por e mbyll menjëherë.

Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të bëra gjatë një udhëtimi të tij gjatë pushimeve në veri të Rusisë, me një veturë Mercedes ML, brenda së cilës shihet një grua të veshur me të kuqe.

Ajo çfarë u ka rënë në sy mediave është fakti se si presidenti rus, ndoshta duke e kuptuar se po regjistrohej nga kamerat, sapo e hap derën, e mbyll menjëherë.

Për këtë, pyetja, apo thënë më mirë spekulimi që kanë ngritur mediat është: A është ky momenti kur Putin për pak zbuloi gruan e tij të re para botës?