Connect with us

Lajme

Moment i rendesishem për promovimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-BE

Published

on

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të hënën në Pekin me të dërguarit diplomatikë nga Bashkimi Evropian dhe 27 vendet e tij anëtare në Kinë.

Duke vënë në dukje se sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE-së, Wang tha se marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur një përparim të madh përballë ndikimit të pandemisë.

Ai përmendi takimet e udhëheqësve Kinë-BE dhe Kinë-Gjermani-BE, duke thënë se këto takime kanë ofruar udhëzime strategjike për lidhjet dypalëshe.

Ndërkohë, Wang Yi theksoi edhe bashkëpunimin konkret në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai vuri në dukje se Kina është bërë partnerja kryesore tregtare e BE-së dhe të dy palët nënshkruan një marrëveshje mbi treguesit gjeografikë, duke shtuar se po zhvillohen negociatat dypalëshe për marrëveshjen e investimeve dhe është vendosur të krijohet një dialog i nivelit të lartë mbi bashkëpunimin mjedisor dhe digjital.

Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare gjithnjë e më komplekse dhe të paqëndrueshme, Wang vuri në dukje se, si dy forca të rëndësishme në procesin e një bote shumëpolare, të dy palët duhet të punojnë së bashku për promovimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-BE, që të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqësor të botës.

Për Kinën dhe BE-në, bashkëpunimi është më i madh se konkurrenca, tha Wang, duke theksuar dialogun dhe bashkëpunimin në menaxhimin e dallimeve.

Ai shtoi më tej se të dy palët duhet të shfrytëzojnë rastin për të zhvilluar lidhjet, ndërsa 2021-shi shënon vitin e parë të Planit të 14-të Pesëvjeçar të Kinës dhe vitin e parë të programit masiv të rimëkëmbjes së BE-së.

Diplomatët europianë theksuan nga ana e tyre se Bashkimi Europian i kushton rëndësi të madhe rolit të Kinës në shoqërinë ndërkombëtare dhe është i gatshëm të punojë me Kinën për të forcuar bashkëpunimin dhe për të trajtuar sfidat globale.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending