Molliqaj: E tmerrshme sjellja e Sveçlës ndaj Pacollit, po e bëjnë për me e pengu zgjedhjen e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj  e ka quajtur të tmerrshme qasjen e Qeverisë në detyrë ndaj kreut të AKR’së, Behgjet Pacollit, transmeton Periskopi.

Sipas Molliqajt, kjo gjë po bëhet vetëm që të ndalohet zgjedhja e Qeverisë së re përmes Kuvendit.

‘’Sjellja ndaj Pacollit është më a zi se kurgjo tjetër. Nuk ka të drejtë Qeveria me ia ndalë rolin e deputetit. Kur  je nje zyrtar shtetëror, ki umunitete të caktuara. Nuk ka të drejtë asnjë padi ndaj deputetit. Këta po e trajtojnë kështu sepse po dojnë me ndalu Kuvendin me zgjedhë Qeverinë. Kjo është e tmerrshme’’

‘As gjykata e prokuroria, nuk i thotë kriminelit, kallxom ku je. Nuk mundet me thënë kështu zv/ministri Sveçla’’./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: