Connect with us

Lajme

Mocioni i mosbesimit rrezikon t’i shtyjë “zgjedhjet e parakohshme”

Published

on

Deputetët e partisë Nisma për Kosovën kanë ndërmarr iniciativën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, por opozitës fillimisht i duhen 40 nënshkrime, në mënyrë që mocioni të procedohet në Kuvend.

Para se mocioni i mosbesimit të procedohet në Kuvend, opozita duhet të jetë e sigurt për votat, pasi nëse mocioni dështon, atëherë duhet të pritet së paku tre muaj për mocionin e radhës dhe opozita humb ‘instrumente’ për rrëzimin e Qeverisë, rrjedhimisht rrezikon t’i shtyjë edhe ‘zgjedhjet e parakohshme’ të kërkuara me ngulm nga partitë opozitare.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se është herët të flitet për rezultatin e mocionit.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, në një prononcim për Telegrafin ka komentuar mocionin e ngritur nga “Nisma për Kosovën” për rrëzimin e Qeverisë. Ai tha se kjo iniciativë rrezikon të dështoj.

Baraliu më tej sqaroi se opozitës fillimisht i duhen 40 nënshkrime, në mënyrë që mocioni të procedohet në Kuvend.

“Nëse dështon mocioni, atëherë duhet të pritet tre muaj që të bëhet mocioni i radhës. Vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje më herët”, ka shtuar Baraliu.

Ndryshe, në nenin 100 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për mocionin e votëbesimit saktësisht thuhet:

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.

Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në Dorëheqje”. /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending