Connect with us

Lajme

Ministrja e Drejtësisë merr këshilltare gruan e nënkryetarit të PDK-së

Njëra ndër Ministritë me shkallën më të lartë të nepotizmit është Ministria e Drejtësisë, aty ku këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, Uran Ismaili, kjo ka ndodhur pa asnjë vlerësim profesional dhe kredibil.

Published

on

Qysh në ditët e para ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka filluar nepotizmin. Ajo stafin e saj politik e ka kompletuar duke i emëruar dy këshilltarë, bashkëshorten e nënkryetarit të PDK-së dhe një të afërm tjetër të partisë së sajë. Në pozitën Shef i Kabinetit, këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, Uran Ismaili, i cili para se të zgjedhej në këtë post ishte shef i kabinetit të Kadri Veselit. Ndërsa në pozitën e këshilltarit politik është emëruar Edmis Sejdiu, raporton InfoPress.

Shkodran Hoti zyrtar për media i Lëvizjes Vetëvendosje thekson se, s’duhet lënë pa e theksuar se me këtë qeveri nepotizmi është i mundur çdo herë, dhe për të, do të ishte habi nëse në një moment nuk praktikohet një akt i tillë.

“E kemi thënë disa herë si Lëvizje Vetëvendosje se me këtë qeveri, çfarëdo riformatimi nuk përbën ndonjë veprim që mund të na lë hapësirë që të shpresojmë se kjo qeveri do të punojë më mirë. Duke lënë anash për një moment të këqijat që kjo qeveri është përpjekur t’i sjellë me koncesione të dëmshme, le t’shohim vetë përgjimet e klanit Pronto, dhe aty e kuptojmë funksionimin e kësaj qeverie. Sigurisht që ministrja Hoxha nuk është dëgjuar ende në përgjime, meqë është me e re në angazhim, porse ajo domosdoshmërisht është e kontrolluar nga ky klan, duke qenë pjesë e tij”, thotë Hoti për Gazetën InfoPress.

Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka pritur ndonjë përmirësim në drejtësi me ardhjen e Dhuratës në krye të Ministrisë, sikurse nuk shohin aktualisht ndonjë progres në këtë fushë, që për fat të keq, mbetet dikasteri më i kapur dhe me i korruptuar.

“Pikërisht me veprime të këtilla, që trashëgohen nga një ministër tej tjetri, sot nuk luftohet as krimi i organizuar, e as korrupsioni endemik, e që pas kjo bëhet edhe shkaktar që të mbesim të izoluar në procesin e integrimeve. Drejtësia vjen vetëm me një qeverisje të drejtë, dhe kjo nënkupton se kjo qeveri duhet të shkojë, sepse me të nuk kemi as shtet të së drejtës, e hiç se hiç zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Ligjin dhe drejtësinë nuk e sjellin njerëz të padrejtë e që qëndrojnë non-stop mbi ligjin”, potencon ai.

Kurse, analisti politik, Arbër Gashi, thotë se, nepotizmi është bërë atributi identifikues i shoqërisë sonë. “Për rrjedhojë, përpjekjet për ta korrigjuar kërkojnë monitorim medial, përmbajtësor, cilësor dhe të paanshëm. Shikuar realisht, monitorimi profesional është detyrim ligjor dhe këtë vlerë duhet ta mishërojnë akoma më tepër edhe zyrtarët në Ministrinë e Drejtësisë. Është interes i opinionit publik të njoftohet detalisht për politikën kadrovike, sidomos në Ministrinë e Drejtësisë, sepse nëse diçka nuk ka funksionuar si duhet deri më tash, kjo ka qenë e lidhur direkt me Ministrinë e Drejtësisë”, pohon ai.

Ndërsa analisti Faton Mehmeti thekson që nepotizmi nënkupton punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Sipas tij, nepotizmi zakonisht merr formën e punësimit të të afërmve apo emërtimin e tyre në poste të larta shtetërore. “Kjo ndodh kryesisht në vendet me demokraci të brishtë, ku ligji nuk funksionon dhe devalvohet vlerat dhe merita e njeriut. Njëra nder Ministritë me shkallën më të lartë të nepotizmit është Ministria e Drejtësisë, aty ku këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, bashkëshortja e nënkryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, Uran Ismaili, kjo ka ndodhur pa asnjë vlerësim profesional dhe kredibil. Mjafton të keni me vete librezën e partisë dhe të hapen dyert e punësimit ndryshe do ngelesh i përçmuar dhe i mjerë në këtë shoqëri aspak të drejtë”, thotë Mehmeti për InfoPress.

Ai thekson se, ministrja Dhurata Hoxha është vetëm një figurë kukulle në këtë pozitë pasi direktivat vijnë nga bosët dhe kjo vetëm jep firmën, duke përligjur më së miri padrejtësitë që bëhen në emër të drejtësisë. “Ish ministri Kuçi dha dorëheqje nga ikja e përgjegjësisë karshi Gjykatës Speciale, ndërsa ministres së re do i ngelen në dorë mëkatet e paraardhësit të saj, duke qenë po them prapë vetëm një figurë kukull në krejt këtë zullum që po bëhet dhe pritet të ndodhë së shpejti me afrimin e funksionimit të Gjykatës Speciale”, thekson ai.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending