Connect with us

Lajme

Ministria e Kujtim Shalës dëmtoi buxhetin me paga të kundërligjshme

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila udhëhiqet nga ministri Kujtim Shala, është treguar ‘dorë lirë’ me stafin e saj duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

Në disa raste kjo ministri ka bërë pagesa më të larta se pagat e përcaktuara në kontratë. Dhe krejt këto pagesa kanë dëmtuar buxhetin e shtëtit për 9 450 euro, shkruan ORAinfo.

Raporti i Auditorit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili është publikuar sot ka gjetur se në këtë ministri janë bërë kompensime të parregullta për punonjësit e Ministrisë.

“Pagesa më të larta se pagat e përcaktuara në kontratë – 3 punonjës të rregullt dhe 26 të angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin paguar më shumë se sa kontratat e tyre. Vlera e përbashkët e mbipagesës për këta zyrtar ishte 9,450 euro”, thuhet në raportin e Auditorit, përcjell ORAinfo.

Auditori po ashtu për këtë ministri ka gjetur shkelje edhe në kompensimin e punës jashtë orarit.

“Në 30 raste , ishte paguar puna jashtë orarit mirëpo mungonin aprovimet për punët shtesë jashtë orarit, nga ana e mbikëqyrësve të drejtëpërdrejtë. Poashtu nuk kishte evidenca relevante për të dëshmuar punët shtesë. Më tej, në tri raste ishin bërë pagesa për punë jashtë orarit në vlerë prej 900 euro, vetëm me aprovim të Sekretarit të Përgjithshëm duke mos përfillur kërkesat formale të aprovimit sipas kërkesave ligjore”, thuhet në raport.

Auditori vlerëson se pagesat e pagave nga buxheti i kategorive të tjera dhe tejkalimi i shumave të kontratave mund të shkaktojnë keqklasifikim të informatave financiare dhe pagesa të parregullta. “Parregullsitë e evidentuara në kompensimin e punëve shtesë dhe vendimet për emërim dhe kompensim për një periudhë të kaluar, mund të rezultojnë me pagesa të dyfishta dhe të parregullta”.

Auditori rekomandon ministrin e Kulturës se duhet të shqyrtoje rastet e identifikuara dhe të marrë masat e nevojshme për të siguruar se kompensimi i pagave për stafin e MKRS bëhet konform buxhetit të paraparë dhe në përputhje me kontratat e tyre. “Puna jashtë orarit duhet të paguhet në pajtim me normat ligjore dhe vetëm pasi që kërkesa për punë të tillë të jetë aprovuar dhe dëshmuar në formë të dokumentuar”, rekomandon Auditori.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending