Connect with us

Lajme

Ministri Bajrami vizitoi shkollën “Model”

Published

on

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani dhe drejtoren për Arsim në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, vizitoi Shkollën Model në Prishtinë, për të parë nga afër pilotimin e projektit “School Me” (Më mëso mua).

Ministri Bajrami me këtë rast ka vlerësuar se ky projekt, i cili po fillon për herë të parë në Kosove ka për qëllim standardizimit e mësimdhënies në nivel vendi.

Ministri Bajrami theksoi se, ofrimi i një platforme digjitale e cila përfshin të gjitha njësitë mësimore në bazë të Kurrikulës së Kosovës është një mundësi shumë e mirë për mësimdhënësit që të zhvillojë një orë cilësore dhe proaktive.

“E pamë që ora ishte shumë tërheqëse për nxënësit. Nxënësit i mësonin gjërat në mënyrë logjike dhe ishin në gjendje të shprehnin mendimin, që është shumë me rëndësi. Uroj që ky projekt të pranohet nga të gjithë mësimdhënësit sepse jam i sigurt se do të rezultojë me ngritje të cilësisë dhe do të mundësojë që krahas vlerësimit unik të kemi edhe një standard unik të të mësimdhënies sepse një mësimdhënie aktive siguron ngritje të cilësisë në sistemin arsimor”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu bëri të ditur se platforma digjitale e mësimdhënies është duke u pilotuar në disa shkolla të Republikës së Kosovës dhe se pas vlerësimit, do të merret vendimi për ta shtrirë në nivel kombëtarë, në mënyrë që të standardizohet mësimdhënia, me mësimdhënës të përkushtuar dhe me nxënës të motivuar

Projekti “School Me”  financohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe ka për qëllim të mbështesë arsimin e nxënësve shqipfolës të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi, si dhe të fëmijëve shqiptarë në shtete të tjera. /Telegrafi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending