Connect with us

Lajme

Mimoza Kusari-Lila tregon se a do e pranonte postin e presidentes

Published

on

Në kohën kur po flitet për një emër konsensual për postin e presidentit të vendit, Mimoza Kusari-Lila, deputete në listën e Vetëvendosjes, ka treguar në Info Magazine të Klan Kosovës se a e sheh veten si figurë unifikuese për këtë pozitë.

“Duke qenë se kam rrugëtuar gjatë dhe duke qenë se kam qenë shpesh herë edhe dëshmitare e diskutimeve politike dhe mbajtjes peng të pozitave për shkak të egove personale, asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk jam përgatitur vetë që të paramendoj veten domosdoshmërisht në një nga pozitat udhëheqëse të shtetit”.

“E them këtë me përgjegjësi të plotë edhe për fjalën publike, por edhe për pritjet e njerëzve që i kanë për të parë performancë më tepër se sa për të dëgjuar për emra të përveçëm dhe ambiciet e tyre personale”.

“Nëse diçka ja ka shkaktuar Kosovës problemet kryesore deri tani janë ambiciet individuale të liderëve në raport me pozita të caktuara – qoftë për kryeministër, president apo edhe për poste në kuadër të partive politike”.

Por, a do ta pranonte Mimoza Kusari-Lila postin e presidentes së vendet – në rast se ajo do të propozohej si personalitet unifikues për këtë post?

“E di se askush dhe në asnjë formë nuk ka insistuar dhe nuk insiston që ta propozojë emrin tim si pjesë e marrëveshjes. Krejt çka po diskutohet tash ka të bëjë me matjet e peshës politike të dy subjekteve”.

“Është shumë e rëndësishme që ta kemi një marrëveshje për koalicion qeverisës. Çfarëdo diskutimi për postin e presidentit/es të jetë kur t’i vijë koha”.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending