Mimoza Kusari-Lila në momentin e fundit futet në listën zgjedhore të Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila i është bashkuar listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje e ka konfirmuar lajmin duke thënë se tashmë ajo është pjesë e listës së kandidatëve për deputet në VV.

“Po zonja Kusari është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk e di për dikë tjetër, por këtë emër mund ta konfirmoj”, tha Adnan Rrustemi nga VV-ja. /Periskopi/

Shpërndaje në: