Connect with us

Lajme

Miliona euro për rrugët që u ndërtuan gabim

Published

on

Një rrugë, një mijë probleme. Kështu përkufizohej në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës asfaltimi me gurë vullkanikë i 8 kilometrave të magjistrales Prishtinë-Ferizaj, nga hyrja e Prishtinës deri në Hyrje të Lipjanit.

Investimi prej 1 milion e 300 mijë eurosh vetëm për këtë llojë gurësh në atë kohë, po del të ketë qenë i gabuar, shkruan Gazeta Fjala.

Tani, Qeverisë së Kosovës më shtrenjtë po i kushton ti prishë rrugët që u shtruan pa plan se ti ndërtoi të rejat.

Pagesa, prej mbi 200 mijë euro, në ndarjen e trasesë alternative me mur mbrojtës prej metali, në këtë projekt po hiqet me eskavator.

Ministria e Infrastrukturës, ka ndarë afro 700 mijë euro që i tërë brezi ndarës të largohet përgjatë magjistrales dhe rruga të bëhet me tri korsi.

Njëjtë po veprohet edhe në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, duke quar koston e shpenzimeve të reja në mbi 1 milion euro.

“Investimi në zgjerimin e trasesë së rrugës Prishtinë deri te rrethi i QMI-së do të kushtoj 698,523.94 € Vendosja e mbrojtësve të rrugës të cilat në terminologjinë tonë i quajmë (pahi elastike), në ndërtimin fillestar kanë kushtuar 227,525.20 €”, ka thënë për Gazetën Fjala, Saranda Jusufi zyrtare për informim në këtë Ministri.

Ndërkaq, për 2.9kilometra, nga hyrja e Prishtinës deri te rrethrrotullimi në Fushë Kosovë rruga do të kushtojë 633, 761.67 euro.

Se investimet e tilla, është dashur të planifikohen me kohë, mendon edhe njohësi i çështjeve ekonomike Ibrahim Rexhepi.

Sipas Rexhepit, investimi i Ministrisë së Infrastrukturës, është shpenzim i dyfishtë i parasë, derisa vlerëson se të gjitha gjërat janë zhvilluar pa ndonjë plan.

“E mira do të ishte që punët të ishin kryer njëherë e përgjithmonë. Mirëpo, për shumë kohë gjërat janë zhvilluar në menyrë stihike, pa ndonjë plan të qartë dhe me zgjidhje aty per aty. Prandaj, tash ato paraqiten pengesë”, thotë për Gazetën Fjala, eksperti i ekonomisë.

Mirëpo, përkundër kësaj Rexhepi, vlerëson se  një intervenim i tillë është i domosdoshëm, për shkak të ndryshimit të kërkesave e standardeve, derisa nuk e mohon se të gjitha punët kanë mundur të parashihen vite më parë.

“Pa dyshim se është shpenzim i dyfishtë i parasë, por tash intervenimi në kete segment rrugor është i domosdoshëm, meqenëse kanë ndryshuar kërkesat dhe standardet. Mirëpo, që te gjitha kanë mundur të parashihen shumë vite më parë”, ka deklaruar ai.

Përveq zhvillimit të punimeve në zgjerimin e trasesë, në këtë rrugë shpesh është dashur të intervenohet edhe në mbulimin e gropave për shkak të dëmtimeve të asfaltit.

Shoqeria civile dhe njohësit e kësaj fushe kanë kritukuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës, për orientim të buxhetit të shtetit vetëm në projekte infrastrukturore.

Megjithatë, planifikimet tregojnë se këto kritika nuk janë marrë shumë parasyshë pavarësisht nevojave për investim në sektorë tjerë.

Të premten gjatë ditës, ministri Lutfi Zharku, ka paralajmëruar se do të bëj edhe prezantimin e projektit të Autostradës Prishtinë- Gjilan- Dheu i Bardhë, për të cilën janë në dispozicion 150 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër ende nuk është siguruar nga Qeveria. /GazetaFjala/

13621903_10209642966819842_964889434_o

13646741_10209642991500459_1702845800_o

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending