Milani s’ndalet, afër super transferit tjetër për 50 milionë euro (Foto)

Periskopi.com Sporti

Raportimet e medieve portugeze pretendojnë se Milani i është ofruar Renato Sanchesit për ta marr atë në huazim me opsion blerje nga Bayern Munichu për një total prej 47 milionë eurove.

Sipas gazetës Record, Rossonerët duan ta marrin portugezin për një huazim dy-vjeçar për shtatë milionë euro me opsionin për të blerë përfundimisht në vitin 2019 për një tjetër shifër prej 40 milionësh.

Mesfushori portugez i mbush 20 vjet muajin e ardhshëm dhe ka luftuar për të gjetur një vend në formacionin titullar që nga transferimi i tij prej 35 milionë eurosh nga Benfica verën e kaluar.

Milani ofron 47 milionë për Renato Sanchesin

Kjo mund të rritet deri në 80 milionë euro me përfshirjen e disa bonuseve, duke përfshirë edhe 20 milionë euro nëse lojtari përfshihen në listën e ngushtë për Topin e Artë.

Sezonin e kaluar ai bëri 25 paraqitje konkurruese me fanellën e Bayernit, por nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka bërë asnjë asistim për bashkëlojtarët.

Renato Sanches ishte pjesë e skuadrës fituese të Portugalisë në Euro 2016.

Shpërndaje në: