Milaim Zeka përfshihet në debatin mes Ganimete Musliut e Fisnik Ismajlit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i zgjedhur nga radhët e koalicionit PAN, Milaim Zeka është përfshirë në debatin në mes të deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut dhe deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.

Ishte deputetja e PDK’së e cila reagoi pas një deklarate të deputetit të zgjedhur të VV’së, Dardan Sejdiut, i cili deklaroi se Kadri Veseli nuk është person unifikues për Kuvendin e Kosovës.

Musliu në publikimin e saj në “Facebook” përmendi edhe babain e ndjerë të Fisnik Ismailit, për të cilin tha se sillej me revole në Kosovën e vrarë të viteve 98-99.

“Baba i tij me alltia u endke në Kosovën e vrarë të viteve 98-99 nga Millosheviqi atë kohë, e me leje të tij)”.

Më pas, reagoi Ismajli, i cili shkroi: “Ganimute Mutliu, ta ha zemrën, se nanën garant e ki palidhje, tuk që e ka pjellë një krijesë si ti. E vazhdo ti ha mut për babën tem hala”.

E pas një orë ai vazhdoi përsëri.

“Ganimete, mbasi mu kape për babën e ndjerë, edhe shpife për to, nuk muj pa ta fajësue edhe unë ty babën, që s’e ka nxjerrë jashtë kur është dashtë, e i ka dhanë jetë një krijese si ti”, përfundoj Ismaili.

Pas këtyre shkrimeve, reagoi Milaim Zeka, i cili shkroi se “Nuk ashte faje i disa prej nesh qe “nuk” kemi “pas” ate fat me i pas prinderi xhelat, se perndryshe do ishim me te aferm me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajne, e mos te flasim per Albin Kurtin”, transmeton Periskopi.

Ai pati edhe disa fjalë për nënën e Ganimete Musliut.

“Nuk ashte faj i Ganimetes pse nana e saje nuk ka pas fatin mu bishkat si do lope me Millosheviçin! Nuk ashte faje i nanes te Ganimetes qe nuk ks punu si gjykatese e Millosheviçit, e me denu Hydajet Hysenin e Albin Kurtin”, shkroi më tej Zeka.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Fisnik Ismajli nuk e ka fy Ganimeten, po nje pjese te VV-se

Fisi eshte sinonimi me i mire i nje pjese te madhe te talibaneve te VV. I atyre qe vetem shajne, e shkruajne marrezira.

Ganimete Musliu, nuk e ka fy as babain e Fisnik Ismajlit, as nanen e Dardan Sejdiut, ashtu sikurse une qe kurr nuk e kam fy babain e Adriatik Kelmendit, Flamur Kelmendin, kur kam treguar se siprokuror i ish Jugollavise, lujte nanen na ka tuj na denu per “Kosoven Republike”!!!

Nuk ashte faj i Ganimetes pse nana e saje nuk ka pas fatin mu bishkat si do lope me Millosheviçin! Nuk ashte faje i nanes te Ganimetes qe nuk ks punu si gjykatese e Millosheviçit, e me denu Hydajet Hysenin e Albin Kurtin.

Nuk ashte faje i disa prej nesh qe “nuk” kemi “pas” ate fat me i pas prinderi xhelat, se perndryshe do ishim me te aferm me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajne, e mos te flasim per Albin Kurtin.

Mire do ishte nese VV do te krijonte nje sektor sperme, me drejtor Fisnik Ismajlin, i cili do te na keshillonte se kur duhet me derdhe jashte, e kur brenda?!!!

Shpresoje qe keto krshilla te Fisnikut do i marrin shume seriozisht deputetete e VV!!!

Shpërndaje në: