Connect with us

Sporti

Mësoni kush është ‘mbretëresha’ e re e Wimbledonit, Garbine Muguruza (Video)

Published

on

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza fitoi sot grand slemin e Wimbledonit për femra, pas triumfit 2-0 (7-5, 6-0) në finale ndaj tenistes amerikane Venus Williams. 

Ky është grand slemi i dytë i fituar në karrierë nga 23-vjeçarja spanjolle, pas Roland Garros të vitit të kaluar. Një ndeshje me dy pamje, me rivalitet në setin e parë, fituar 7-5 nga Muguruza, që në setin e dytë dominoi totalisht në fushën me bar të Londrës, duke mos humbur asnjë “game” dhe fitoi 6-0.

Ndoshta mosha (37 vjeçe) ndikoi te Venus, që në setin e dytë u duk e lodhur, duke mos rivalizuar, ndërsa Muguruza bëhet spanjollja e dytë që fiton në Wimbledon pas Conchita Martinez (1994).

Ndeshja dhuroi emocione në setin e parë, me Williams që pati shansin e saj për të triumfuar, pasi pati dy mundësi për ta fituar atë në avantazhin 5-4. Por Muguruza nuk u dorëzua dhe arri të rikuperojë e barazojë shifrat në 5-5, një set ku tenistet deri në ato moment i fituan “game” me shërbimet e tyre.

Por spanjollja fiton një “game” me topat e Williams dhe më pas fiton 7-5 setin e parë. Kjo motivon 23-vjeçaren spanjolle, që dominon në fushë në setin e dytë, ndërsa Venus duket inekzistente në fushë. Muguroza fiton 6-0 dhe nis festën, duke u bërë “mbretëreshë” e Londrës. Për Venus finalja e dytë e një grand slemi humbur këtë vit, pas asaj të Australian Open.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending