Mesfushori kosovar pritet të largohet nga Zurichu, ja ku do ta shohim

Periskopi.com Sporti

Mesfushori kosovar, Hekuran Musliut do t’i skadojë kontrata me Zurichun në qërshor të këtij viti, përcjell Periskopi.

Gazeta zvicerane, ‘Luzerner-Zeitung shkruan se klubi i Luzernit ka nisur bisedimet për të rikthyer mesfushorin kosovar në skuadër.

Sipas të njëjtave burime, Zurichu nuk dëshiron t’ia zgjasë kontratën Kryeziut, ngase trajneri Massimo Rizzo është i kënaqur me fondin e mesfushorëve që ka.

Mesfushori gjilanas kishte nisur karrierën e tij pikërish në Luzern prej kun ë vitin 2018 kaloi të Zurichu.

Në elitën e futbollit zviceran, 27 vjeçari ka luajtur 50 ndeshje me këtë skuadër duke shënuar 2 gola.

Shpërndaje në: