Mesfushori i Schalkes e quan racist dhe injorant Donald Trumpin

Periskopi.com Sporti

Weston McKennie, mesfushori i Schalkes, e ka quajtur racist dhe injorant presidentin amerikan, Donald Trump.

Disa prej yjeve të kombëtares amerikane në futboll kanë kritikuar Trumpin, derisa ende janë duke vazhduar protestat e mëdha pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Futbollisti veteran, Michael Bradley, më herët kishte thënë se nuk ka mbetur asnjë pikë morali në trupin e Trumpit.

“Në sytë e mi, ai mund të quhet racist. Nuk mendoj se Trump është njeriu i duhur për punën e presidentit”, ka thënë McKennie për “Sport Bild”.

“Nuk mendoj se ai e kupton përgjegjësinë e tij ndaj të gjithë vendit. Mendoj se ai është një injorant”, shtoi futbollisti i Schalkes./

Shpërndaje në: