Merkel: Arrestimet e gazetarëve në Turqi , të paligjshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se veprimet e autoriteteve turke kundër lirisë së shtypit dhe opinionit, janë tejet alarmuese.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka shprehur dyshimet rreth ligjshmërisë së paraburgosjes së anëtarëve të stafit të gazetës opozitare nga autoritetet turke, transmeton Express.

Të hënën, të paktën 13 anëtarë të stafit të gazetës “Cumhuriyet” u arrestuan, në mesin e të cilëve edhe kryeredaktori, kolumnistë dhe karikaturistë.

Ndërkohë, Merkel ka thënë sot: “Është tejet alarmuese se liria e shtypit dhe opinionit është duke u kufizuar përsëri e përsëri në Turqi.”

“Kemi shumë dyshime se kjo korrespondon me principet e sundimit të ligjit,” shtoi ajo, duke iu referuar arrestimeve të gazetarëve.

Ai ka thënë se Gjermani do t’i kushtojë vëmendje të madhe hetimeve ndaj gazetarëve.

Shpërndaje në: