Mercedes me modelit e ri 2500 Sprinter, me 12 ulëse

Prodhuesi gjerman i veturave, e ka ngritur në një nivel më të lartë udhëtimin me furgon, përmes modelit 2500 Sprinter.

Periskopi.com Tech & Auto

Kjo makinë me 12 vende për udhëtarë dhe një për shoferin, ka tavan shumë të lartë, që i mundëson edhe personave të gjatë, të qëndrojnë në këmbë pa problem, transmeton Telegrafi.

Karriget kanë hapësirë mes vete dhe janë shumë të rehatshme, duke bërë që komoditeti të jetë i lartë.

Klima dhe sistemi i zërimit në pjesën e brendshme, bëjnë që grupi të udhëtojnë në qetësi të plotë.

Sa i përket mënyrës së vozitjes, furgoni lëvizë me 2.1-litra naftë, teksa ndihmohet nga katër cilindra.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni enterierin, pjesën e jashtme si dhe shumë statistika të modelit që lansohet këtë vit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: