Connect with us

Lajme

Mendohuni mirë para se të shkoni në Ksamil, shumë pushues po detyrohen të largohen

Published

on

Pusetat e ujërave të zeza në qendër të Ksamilit lëshojnë erë të keqe saqë po largojnë pushuesit nga banesat dhe hotelet e zonës.

Banorët ankohen për Ujësjellësin që ka lënë hapur pusetat, por drejtori Sheme Luloi thotë se faji për erën e keqe është i vetë banorëve që kanë kryer lidhje të paligjshme të ujërave të zeza. Ai premtoi ndërhyrje për pastrimin e rrjetit.

Sezoni turistik është në muajt e pikut, dhe Ksamili është mbushur me pushues vendas e të huaj, por nuk mungojnë problematikat që i detyrojnë ata të largohen.

Kështu, në qendër të Ksamilit, banorët ankohen për erën e keqe sidomos në orët e pasdites që sipas tyre vjen nga pusetat anës rrugës.

Për të mbytur erën, ata i kanë mbuluar me qese plastike, ndërsa thonë se kjo situatë po largon pushuesit nga banesat dhe hotelet e zonës.

Në lagje sapo ka përfunduar një projekt i komunitetit europian dhe qeverisë shqiptare për sistemin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza si dhe janë vendosur 5 stacione pompimi për heqjen e ujërave të zeza. Projekti i përfunduar nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia e Sarandës.

Ora News u interesua në qendrën administrative ku Administratorja e Ksamilit, Valbona Oruçi, tha jashtë kamerave se është në dijeni të shqetësimit të banorëve, por sipas saj fajin duhet ta ketë Ndërmarrja e Ujësjellësit të Sarandës.

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Sarandës, Sheme Luloi, ndërkaq thotë se është konstatuar një problem i tillë dhe se faji është i disa banorëve të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë lidhur shkarkimin e ujërave të zeza në kolektorin e ujërave të bardha.

Luloi: Momenti i tanishëm ka difektet dhe mangësitë e veta. Sot kam marrë masat, po përgatis agregatin që të shkojë të bëjë pastrimin e asaj pjese tek qendra e Ksamilit. Pastaj hap pas hapi të evidentojmë se cilat janë këta persona që kanë bërë shkarkimin e godinave të tyre tek rrjeti i ujërave të bardha. Ti evidentojmë, ti riparojmë dhe më mbrapa të marrim dhe masa të ndryshme po qe e nevojshme.

Sipas drejtorit Luloi, do të pastrohet i gjithë rrjeti nga ujërat e zeza si edhe do të evidentohen dhe priten të gjitha lidhjet në kolektorin e ujërave të bardha.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending