Më kërkoi Chelsea

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata ka zbuluar se e kërkoi Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Ish-anëtari i Juventusit thotë se ka mundur të jetë futbollisti më i shtrenjtë spanjoll nëse do të zgjedhte të kalonte në Stamford Bridge.

“Chelsea ka treguar interesim të madh”, deklaroi Morata.

“Dhe kjo ishte një ofertë shumë e favorshme për këtë kohë. Unë do të bëhesha lojtari më i shtrenjtë spanjoll në histori”.

“Por, Real Madridi më tha se bëja pjesë në planet e tyre”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: