Connect with us

Lajme

Me disa aktivitete në Shkup shënohet Dita Botërore e Refugjatëve

Published

on

Me rastin e shënimit të 20 qershorit – Ditës Botërore të Refugjatëve – Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, Legis, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Forumi Arsimor Rinor në Parkun e Frankofonisë në Shkup organizuan disa aktivitete me qëllim që të tregojnë, siç thonë, për këtë ditë të rëndësishme për të gjithë njerëzit në botë të cilët konsiderohen refugjatë, kërkues të azilit dhe persona të brendshëm të zhvendosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ngjarjen e hapi Mersiha Smailoviq nga organizata joqeveritare humanitare Legis nga Shkupi, e cila foli për rëndësinë e ngritjes së vetëdijes tek njerëzit për refugjatët dhe gjendjen e tyre të vështirë.

Smailoviq theksoi se bota po përballet me njërën nga krizat më të mëdha të refugjatëve dhe asaj humanitare, duke theksuar se të gjithë faktorët shoqëror të cilët në Republikën e Maqedonisë në çdo mënyrë kanë luftuar që të ndihmojnë refugjatët, duhet të vazhdojnë të ndihmojnë edhe më tej, deri atëherë, kur në vend nuk do të ketë asnjë refugjat.

Rrëfimin për jetën e tij, fatin e refugjatit, të gjithë sfidat, vështirësitë dhe sprovat i ndau 16 vjeçari Bakr Kalfa nga qyteti sirian Hama. Duke folur për jetën e tij para luftës në Siri, Bakr, tha se ka shkuar në shkollë, ka jetuar me familjen e tij dhe gjithçka është zhvilluar në mënyrë normale për shkak të cilës nuk ka parë arsye për të braktisur Sirinë, por pasi filloi lufta dhe ajo mori përmasa të mëdha, situata ndryshoi dhe ishte i detyruar që ta braktisë vendin.

Ai kujtoi momentin kur babai i tij gjatë muajit të Ramazanit në Siri për shkak të luftës së vështirë në vend vendosi që Bakir dhe vëlali i tij të largohen nga Siria dhe të nisen për në Evropë. “Kur babai im në fakt vendosi se ne duhet të largohemi ishte muaji i Ramazanit. Unë dhe vëllai im ishim në xhami, binin bomba, babai im më tha se ka vendosur që ne duhet të shkojmë në Gjermani tek vëllai im më i madh”, kujtoi i riu Bakr.

Ai theksoi se nga Siria u nisën drejt Turqisë, më pas drejt Greqisë me anije, duke treguar se udhëtimi me anije ka qenë aq i vështirë dhe i rrezikshëm deri në atë shkallë saqë jeta e tyre ka qenë e vënë në pikëpyetje. “Ishte vetëm një anije me 50 njerëz në të dhe të gjithë mendonin se do të vdesim”, u shpreh Bakr.

Pasi mbërritën në Greqi, deri në Serbi, siç thekson ai, ishte gjithçka në rregull. Njerëzit u ndihmonin dhe nuk kanë pasur problem të veçanta derisa arritën në Slloveni.

“Megjithatë kur arrita në Slloveni atje më ndalën dhe më kthyen në Kroaci dhe më pas në Serbi. Pasi arritëm në Serbi policia e arrestoi vëllain tim, pas një ditë që më mbajtën, më lejuan të kthehem në Maqedoni, ndërsa vëllain tim e çuan në Hungari. Pas kësaj, vëllai im, më tha se është në Hungari, ndërsa më pas në Gjermani”, tha Bakr, duke treguar se e kanë detyruar që të nënshkruajë dokument për të cilin nuk mori sqarim se çka do të thotë, ndërsa pjesëtarët e ekipit të UNHCR-së i sqaruan se ka nënshkruar dokument me të cilin nuk ka mundësi që ta kalojë kufirin.

“Policia thuajse gjithë rrugës është sjellë mirë, nuk e di pse më kthyen, më kërkuan dokumente dhe më thanë që të kthehem prapa por unë nuk mund sepse situata është shumë e keqe, edhe unë mund të vritem”, sqaroi refugjati sirian Bakr.

Pasi mbërriti në Maqedoni, ky i refugjat i ri sirian, dy muaj ka qëndruar në Tabanoc, dhe arriti të kontaktojë me një avokat i cili e këshilloi që e vetmja mënyrë për të qëndruar në Maqedoni është që të kërkojë azil meqë është i mitur.

“Pas kësaj tre muaj isha në një shtëpi të sigurtë dhe fitova azil, më dërguan në Vizbeg, sepse më thanë se ajo është gjëja më e mirë për mua”, tha Bakr. Pasi i kaloi të gjitha vështirësitë, Bakr është njohur me aktivistët humanitarë të Legis-it të cilët punojnë në përballjen me krizën e refugjatëve dhe u bashkua me misionin e tyre humanitar.

“Tani punoj në Legis dhe ndihmoj njerëzit sepse mendoj se kjo është gjëja më e mirë për mua”, shtoi Bakr.
Duke përfunduar tregimin e jetës së tij, Bakr shfaqi shpresën se do të vijë një ditë kur sërish do të jetë së bashku me familjen e tij.

Më pas, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Refugjatëve u mbajt diskutimi publik me temë “E drejta e azilit në RM: A është shndërruar qasje deri te e drejta e azilit në shkëmbim jolegal dhe deportim mes shteteve të Rrugës Ballkanike?”.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending