Connect with us

Lajme

Me ardhjen e autobusëve, “Trafiku Urban” synon t’i punësojë 150 punëtorë

Published

on

Tashmë dihet modeli i 51 autobusëve të shumëpërfolur të “Trafikut Urban”.

Ata do të jenë ‘Iveco’, viti i prodhimit 2016, me hyrje të ulët, që nënkupton qasje më të lehtë për personat e hendikepuar, raporton “038” i KTV-së.

Grupi i parë prej 30 sosh do të vijë para vitit të ri, ndërsa 21 të tjerë në shkurt ose mars të vitit 2017.

Por, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e kishte kushtëzuar “Trafikun Urban” me renovim të objektit, para ardhjes së autobusëve.

E për kryerjen e këtij renovimi, BERZH-i, në kuadër të kredisë 10 milionëshe, ka ndarë një grant prej 750 mijë eurosh.

Madje, tashmë veç janë dorëzuar ofertat nga kompanitë konkurruese për renovimin e objektit të Trafikut Urban.

“Planifikojmë që diku brenda 15-20 ditë të bëhet vlerësimi i kompanisë që do të jetë fituese. Nuk është vlerë e vogël, ne kemi planifiku diku rreth 1 milion euro të jetë, do të thotë megjithatë është një vlerë solide, edhe do të bëhet komplet renovimi i këtij objekti, edhe autoparku, pastaj zyrat, pastaj një pjesë e poshtme, kati i parë do të jetë për shërbime të qytetarëve, pastaj i kemi kushtu rëndësi të madhe çështjes së monitorimit dmth do të jemi një kompani shumë stabile shumë serioze, meqenëse do ta kemi nën kompetencat ose nën kontrollet e Trafikut Urban do ta kemi komplet trafikun publik të Prishtinës, kështu që monitorimi do të jetë privilegj. Edhe autolarja, komplet, të gjitha do të jenë në këtë paketë të renovimit”, ka thënë Halil Mustafa, kryeshef ekzekutiv i “Trafikut Urban”.

Derisa kujton vështirësitë që kanë pasur në objektin e vjetruar e të dëmtuar, e po ashtu edhe operimin me vetëm 10 autobusë, prej të cilëve më i riu është i vitit 1991, ai shpreson që të mos ketë vonesa në procedurat e tenderimit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe siç parashihet me dosje të tenderit, renovimi pritet të kryhet për 60 ditë.

Ardhja e autobusëve të rinj do të çojë në rritjen graduale të numrit të punëtorëve, kryesisht të moshës së re, në ndërmarrjen që aktualisht numëron 110 punëtorë.

“Ne planifikojmë diku, përafërsisht edhe 150 punëtorë t’i kemi brenda, kështu që ashtu është e paraparë sipas planit të mobilitetit të BERZH-it, do të thotë me shtimin e autobusëve, detyrimisht kemi interes me shtu edhe numrin e punëtorëve, çka do të thotë se do të përqendrohemi ma shumë tek vozitësit, pastaj do të kemi monitorues, pastaj do të kemi ndryshime në kuadër të stafit të financave, në autoparkin do të kemi ndryshime, meqenëse në bazë të statistikave që i kemi mosha mesatare në Trafik Urban është 57 vjet, dmth ne deshëm s’deshëm jemi të detyrum për me fresku burimet njerëzore në kuadër të Trafikut Urban. Përndryshe, Trafiku Urban brenda 5 viteve duhet me shku ne pension, komplet njerëzit ose punëtorët që janë këtu, prandaj detyrimisht jemi të obligum që të marrim njerëz të ri, sidomos tash me prurjen e autobusëve të ri”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka njoftuar se ndërmarrja, të cilën ai e drejton, do t’i mbajë afër nënkontraktorët e saj dhe se do të bëhet integrimi i sektorit privat në kuadër të “Trafikut Urban” dhe se ata do të jenë pjesëmarrës në fitim.

E meqenëse edhe komuna është garantuese e kredisë, Mustafa është i sigurt në sukses.

Por për këtë ai kërkon nga komuna që t’i largojë taksitë ilegale dhe të rregullojë infrastrukturën rrugore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending