Maqedonia e Veriut publikon listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Kosovës, fton Pandevin që doli pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të ftuar për takimin ndaj Kosovës.

Igor Angelovski ka përpiluar listën prej 23 lojtarësh të cilët janë ftuar për ndeshjen historike ndaj Kosovës, takim ky i vlefshëm për një vend në finale të Ligës së Kombeve, finale që garanton një biletë në Kampionatin Evropain të vitit të ardhshëm.

Mesfushori i Napolit, Elif Elmas është jashtë listës pas testimit pozitiv me coronavirus, mirpo befasi qëndron tek thirrja e futbollistit të Genoas, Goran Pandev i cili ditë më parë rezultoi pozitiv për Covid 19.

Goran Pandev është lojtari më i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, duke qenë futbollisti me më së shumti paraqitje (110) dhe më së shumti gola (34).

Image

Ftesa e Pandevit është një shkelje e rregullave të FIFA-së, duke qenë se lojtari do duhej të ishte në karantinë dy javore që prej diagnostikimit pozitiv me koronavirus.

Goran Pandev - Profilo giocatore 20/21 | Transfermarkt

Kosova luan ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut javën tjetër në Shkup, takim ky i vlefshëm për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitin 2021.

Shpërndaje në: