MANCHESTER CITY mposht ‘Djajt e Kuq’, kalon në finale të EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Kupa e Anglisë, sonte vuri në ballafaqim rivalët nga qyteti i Manchesterit, Unitedin ndaj Cityt, ku këta të fundit mposhtën ‘Djajt e Kuq’ me rezultat 0:2, raporton Periskopi.

Golin e parë për qytetarët e shënoi mbrojtësi anglez, Stones, kurse për 0:2 shënoi mesfushori brazilian, Fernandinho.

Me këtë fitore, City kalon në finale të EFL Kupës, atje ku e pret skuadra e Tottenhamit. /Periskopi

 

Shpërndaje në: