Connect with us

Lajme

Mallkimi i Flamur Hasanit për Arsim Gërxhaliun

Published

on

Në pjesën e tretë të rrëfimit të Flamur Hasanit, sportistit me renome botërore i cili u arrestua dhe u mbajt në burg për 7 vjet e 3 muaj për një vepër që nuk e kishte kryer, ka një porosi mallkimi për mjekun Arsim Gërxhaliun, gjyqtaren Marie Ademi, policin hetues Bedri Asllani dhe prokurorin Raif Emini.

Flamuri në letrën e tij shkruar ekskluzivisht për Botapress, pasi ka bërë një përshkrim të traumës së tij jetësore mbi 7 vjeçare nëpër burgjet dhe labirinthet e drejtësisë kosovare të pas luftës, tash dhjetë vjet pas ngjarjes tragjike, kur humbi të dashurën e tij dhe për të cilën u akuzua dhe u gjykua pa fakte, dhe pas shpalljes së pafajësisë së tij, ai lëshon këtë mallkim për katër personat përgjegjës të cilët e mbajtën padrejtësisht prapa grilave të burgjeve të Kosovës.

“Kanë kaluar 10 vite prej 23 qershorit të vitit 2006 kur me ndodhi fatkeqësia ime dhe vdekja e të dashurës time. Prej këtij momenti edhe pse e kam ndjerë veten gjithmonë të pafajshëm, unë kam vuajtur nga padrejtësitë që mi kanë shkaktuar katër persona, të cilët i urrej dhe i mallkoj me fjalët më të rënda.

E ata janë:

Polici hetues Bedri Asllani i cili një ditë pas ngjarjes tragjike të 23 qershorit hartoi një raport të rrejshëm policor.

Mjeku Arsim Gërxhaliu i cili shkroi një autopsi të shpifur dhe deklaroi rrejshëm para trupit gjykues se gjoja e dashura ime, në natën tragjike më 23 qershor 2006 është mbytur dhunshëm me kokë në ujë nga unë me ndihmën e motrës së saj, poashtu e akuzuar dhe e dënuar si unë.

Gjyqtarja Marije Ademi e cila mori një vendim antiligjor duke më dënuar më 25 vjet burg të rëndë në bazë të raportit të rrejshme të policit hetues Bedri Asllani dhe autopsisë së gabuar të mjekut Arsim Gërxhaliu

Prokurori Raif Emini i cili poashtu në bazë të deklarimeve dhe raporteve të rrejshme e të shpifura tentoi të bindë (dhe për 7 vjet rresht arriti ta bindë) trupin gjykues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për të më dhënë dënimim maksimal.

Prandaj ju 4 akuzuesit e mi, nuk kam fjalë se sa shumë më keni nxirë jetën e ma keni humbur karrierën time sportive.

Sot edhe po të dënoheshin që të katërt ju, për mua nuk do të ishte ngushëllim, sepse dëmi që më keni bërë mua, nuk shpaguhet me dënimin e juaj as edhe me burg të përjetshëm.

Por unë prapë i bëj thirrje prokurorisë që të merret me ju, që të hetojë veprimet dhe vendimet e juaja antiligjore me anë të cilave ju më keni mbajtur në burg padrejtësisht për 7 vjet e 3 muaj rresht.

Ju ma keni shkatërruar jetën.

Ju ma keni humbur rininë time!

Ju ma keni ndalë në gjysmë karrierën time, sportin e karatesë që e kam dashtë më së shumti në botë.

A e dini o ju të mallkuar se në burg kam vuajtur edhe për bukën e gojës?!

A e dini o ju faqezinj se për 7 vjet e 3 muaj, gardianët e burgut më kanë trokitur në derë me çekiq që të zgjohem nga gjumi, sepse kam qenë i dënuar me burgim maksimal prej 25 vjetësh dhe ata më trajtonin si të burgosurin më të rrezikshëm të burgut?!

A e dini o ju të urryerit e mi se për 7 vjet e 3 muaj ma keni terrorizuar familjen time e cila vinte çdo javë të më vizitojë në burg, dimër e verë, vjeshtë e pranverë, vetëm që të më jepte kurajo për jetë dhe për drejtësi?!

A e dini o ju të marrë se në dhomë të burgut më kanë vendosur me persona të sëmurë psiqikisht dhe se policia e UNMIK-ut sa herë me merrte që të më dërgojë në seancat gjyqësore, nuk m’i hiqte prangat as kur haja bukë?!

O, të mallkuar, o ju faqezinj, o ju të urryerit e mi, o ju të marrë, si keni mundur të ma montoni këtë proces gjyqësor duke më akuzuar për vdekjen e të dashurës time të cilën e kam dashur më së shumti në jetë e me të cilën kam planifikuar të krijoj familje, të kam fëmijët e mi e të jetoj jetën normale si gjithë të tjerët?!

Unë nuk po gjej fjalë më të rënda për ju, sepse fjalët dhe mallkimet e mia janë asgjë përballë veprimeve të juaja kriminale! Unë po i lutem Zotit që ai të ju japë dënimit jetësor Juve, që të katërve!

Me një fjalë; Ju urrej!

 

Në fund e ndjej të falënderoj së pari Zotin që më shpëtoi nga kthetrat e juaja dhe që më në fund fitori drejtësia prandaj unë sot jam i lirë!

Falënderoj familjen time cila gjatë gjithë kohës ishte me mua duke më dhënë kurajo dhe shpresë se e drejta një ditë do të dalë në shehsh dhe unë do të shpallem i pafjashëm!

Falënderoj avokatin tim Bajram Tmava i cili për 7 vjet e 3 muaj e luftoi me argumente të keqen tuaj dhe nuk u ndal deri sa fitoi drejtësia.

Falënderoj trupin gjykues të Gjykatës Supreme të Kosovës që e ktheu lëndën në rigjykim.

Falënderoj ekipin mjekësoj që bëri superekspertizën në bazë të së cilës u dëshmua se e dashura ime nuk ishte mbytur me dhunë por kishte pasur sulm në kokë.

Falënderoj trupin gjykues të Gjykatës Themelore në Ferizaj, posaçërisht kryetarin e trupit gjykues Agim Maliqin i cili më shpalli të pafajshëm.

Falënderoj trupin gjykues të Gjykatës së Apelit e cila e vërtetoi pafajësinë time të shpallur nga Gjykata Themelore e Ferizajit

Dhe krejt në fund…

…Ah…nuk kisha dashur që të shkruaj kurrë këta rreshta ….

Në fund dua t’i dërgoj një përshëndetje të dashurës time në amshim!

U prehsh në paqë e dashura ime! Të kam dashtë dhe do të dua përgjithmonë. Më mungon shumë! U pafshim në amshim!

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending