Connect with us

Lajme

Mafiozet më të famshme të të gjitha kohërave

Published

on

Shumica e lordëve të krimit dhe baronëve të drogës janë meshkuj. Megjithatë, historia është e mbushur edhe me femra inteligjente që kanë udhëhequr organizata të mëdha e të suksesshme të drogës disa prej tyre janë:

Griselda Blanco

Kumbarja e kokainës, Griselda Blanco, u bë një ikonë kombëtare pas lançimit të dokumentari “Cocaine Cowboys” në vitin 2006. Filmi bazohej tek jeta e saj dhe lidhjet me kartelin Medellin të drogës.

Thuhet se fitonte 80 milionë dollarë në muaj, gjatë karrierës së saj të shkurtër në vitet ’80. Ajo që e dallon nga kumbarët e tjera të drogës është se asnjë nga ato nuk e kishte etjen për gjak si Griselda.

Vrasjen e parë e kreu kur ishte 11 vjeç. Vrau tre nga ish-bashkëshortët e saj, dhe fitoi nofkën “Vejusha e Zezë”. Ajo ishte e implikuar në 200 vrasje. Pas arrestimit në vitin 1985, ajo u lirua përsëri në vitin 2004.

Për shkak se karteli Medellin u kthye kundër saj, në vitin 2012 u vra në Kolumbi.

Gertrude Lythgoe

Gertrude Lythoge është një nga të paktat femra që kanë operuar në trafikun e alkoolit gjatë Epokës së Ndaluar pas viteve 20 në Amerikë kur dominonin meshkujt. Të dhënat tregojnë se sasi të mëdha alkooli eksportoheshin në SHBA nga Bahamas.

Lythgoe hyri në biznesin e kontrabandës kur takoi në Londër një eksportues pijesh alkoolike.

Duke qenë se alkooli në Amerikë ishte i ndaluar, ai kuptoi se ishte më mirë të importonte pije alkoolike nga Nassau, Bahamas për në SHBA.

Lythgoe hapi një dyqan shitjesh me shumicë në Nassau dhe merrte të gjitha përfitimet.

Njerëzit në fillim ishin skeptikë për të meqë ishte femër. Por më vonë fitoi nofkën “Mbretëresha e Bahamasit”. Ajo më pas u arrestua për kontrabandë në Nju Orlins, por pas rënies së akuzave e la botën e kontrabandës dhe u vendos në Los Anxheles, ku dhe vdiq në moshën 86-vjeçare.

Jemeker Thompson

Jemeker Thmpson ishte shumë e varfër në fillimet e veta. Frika ndaj varfërisë ekstreme dhe ndjenjave të dëshpërimit e shtynë atë të futej në tregtinë e drogës.

Duke qenë se ishte e re dhe e papërvojë u bë një target i lehtë në botën vdekjeprurëse të drogës në Los Anxheles. Por më pas takoi një burrë më të madh, Anthony Mosley, i cili e mori në mbrojtje. Të dy bënë një skuadër të fortë (më pas çifti u martua dhe bëri një djalë). Dyshja u bë një trafikuesit më të mëdhenj të kokainës në Los Anxheles. Megjithatë gjatë kësaj kohe ata bënë disa armiq. Bashkëshortin e
Thompson e vranë, por ajo nuk e ndaloi përfshirjen në trafikun e kokainës. Vazhdoi e vetme dhe arriti të bëjë qindra mijëra dollarë. Pas disa vitesh në arrati, ajo u burgos për 15 vjet në një burg të sigurisë së lartë, ku gjeti paqen tek feja. Pas lirimit, themeloi partinë të cilën e drejton dhe sot.

Thelma Wright

Thelma ishte një vajzë e thjeshtë katolike derisa takoi bashkëshortin e saj Jackie Wright, një trafikant të madh të heroinës në Filadelfia. Ata ranë në dashuri, u martuan dhe u bënë me djalë në vitin 1982.

Duke qenë se Jackie ishte pjesë e një bande të madhe në Filadelfia, ai kishte shumë armiq. Në vitin 1986, atë e vranë dhe e la Thelma-n krejt të vetme me djalin 4 vjeçar. Duke qenë e detyruar të merrej me bizneset e bashkëshortit, ajo u bë burimi i parë i kokainës dhe heroinës në Filadelfia. Ajo madje e transportonte drogën përtej Los Anxhelesit. Thelma arrinte të bënte 400 mijë dollarë në muaj. Por kur e kuptoi që gjithçka po bëhej shumë e rrezikshme, Thelma vendosi të dilte nga bota e drogës përpara se të arrestohej apo vritej. Sot, Thelma Wright është një folëse motivuese që këshillon çdo njeri që të mos ndjekë hapat e saj dhe të shmangë botën e drogës.

Marllory Dadiana Chacon Rossell

Marllory Dadiana është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botën latine të drogës. Ajo akuzohet se ka udhëhequr një nga unazat më të mëdha të trafikimit të drogës në Amerikën Qendrore dhe ka qenë një nga pastrueset më të mëdha të parave në Guatemala. Marllory besohet të jetë përgjegjëse për transportimin e rregullt të mijëra paund kokainë nga Guatemala në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, specialiteti i saj i vërtetë është pastrimi i parave. Mendohet të ketë pasur transaksione që i tejkalojnë dhjetëra milionë dollarët në para të pista. Për të maskuar shumat e mëdha të parave ajo, vendosi të hapë lotarinë ‘Bingoon Millionario’. Kjo pasuri e madhe i tërhoqi vëmendjen autoriteteve amerikane të cilat më vonë zbuluan lidhjet me kartelet meksikane të drogës.

Charmaine Roman

Charmaine ishte një lorde xhamajkane e drogës si dhe udhëheqëse e trafikut të mariuanës. Ajo arrinte të transportonte kanabis me ton në zonën e Floridas. Banda e saj ishte e dhunshme por e suksesshme. Për një periudhë të shkurtër kohore, ajo arriti të fitonte miliona dollarë. Charmaine njihej për jetën luksoze që bënte dhe shumat e mëdha të parave që shpenzonte. Ajo ishte e fiksuar pas automjeteve të shtrenjta. Kjo bëri që autoritetet ta hetonin atë më shpesh. Ajo u kap duke shpërndarë 180 kg marijuanë në një parking në Orlando. Arrestimi i saj ishte pjesë i një operacioni ku u sekuestruan 1.4 ton marijuanë, 200 mijë dollarë cash e disa armë. Gjatë aksionit policor u arrestuan 50 persona.

Stephanie St. Clair – Stephanie St. Clair ishte një francezo-afrikane e njohur si “Mbretëresha”. Ajo emigroi në Harlem në vitin 1912, dhe 10 vjet më vonë, ajo përdori 10 mijë dollarë për të hapur biznesin e saj. Ajo hapi një lotari të jashtëligjshme. Fitimet e Stephanie filluan të rriteshin, dhe ajo më pas krijoi bandën e saj. Stephanie drejtonte një bandë prej 50 personash. Afrikania arrinte të bënte rreth 200 mijë dollarë në vit. Epoka e Ndaluar po përfundonte, dhe vendin në Amerikë po e zinte Depresioni i Madh. Gjatë një përleshje me armë ku mbetën të vrarë 40 persona, Stephanie u arrestua. Kur doli në gjyq, ajo nxori emrat e shumë zyrtarëve me të cilët ajo bënte biznes. Arrestimi i saj bëri që të linte të gjitha bizneset.

Raffela D’Alterio

Raffela D’Alterio është një kumbare e mafias italiane që ishte pjesë e familjes Kamorra. Nga një grua shtëpiake në Napoli, ajo i hyri botës së krimit kur bashkëshorti i saj Nicalo Pianese u vra në vitin 2006 me breshëri plumbash. Ishte Raffela ajo që vazhdoi operimet e sindikatës kriminale të bashkëshortit të saj.

Zhvatje, falsifikim parash dhe trafikim i drogës, ishin të gjitha aktivitete që kishin D’Alterio në krye. Pasi i mbijetoi një atentati për vdekje, ajo fitoi nofkën “Kotelja”, pasi supozohej se kishte 9 shpirtra. Autoritetet italiane thonë se ajo arrinte të fitonte 218 milion dollarë në vit. Gjatë një bastisje të policisë italiane në shtëpitë e anëtarëve të bandës së Raffela-s, u arrestuan 65 persona përfshi dhe vetë atë.

Rosetta Cutolo

E lindur në vitin 1937, Rosetta është motra e madhe e ish-bosit të Kamorras, Raffaele Cutolo. Pasi Raffaele u burgos, ai e ndjente se motra e tij Rosetta ishte i vetmi person të cilit mund t’i besonte për të vazhduar veprimtaritë e familjes së tij kriminale. Pas udhëzimeve të të vëllait, Rosetta shumë shpejt u bë fuqia e vërtetë që fshihej pas organizatës së re të Kamorras dhe familjes. Ajo negocionte biznesin familjar të kokainës me kartelet amerikano-jugore të drogës, hidhte në erë stacionet policore. Duke fituar miliarda dollarë, Organizata e Re e Kamorras ishte e futur kudo, madje edhe në politikë. Ata madje ishin pjesë e tregtisë së peshkut, qumështit dhe kafes. Rosetta e mbajti pozicionin e saj për 15 vjet, duke u bërë një nga femrat më të fuqishme që kishte drejtuar ndonjëherë një organizatë kriminale. Ishte aq e pasur sa jetonte në një kështjellë me 365 dhoma. Por një hetim i autoriteteve solli rrëzimin e saj në vitin 1981. Pas 12 vitesh në arrati, policia arriti ta gjejë në moshën 57 vjeçare në vitin 1993. Cutolo u dorëzua pa rezistencë pasi ishte e lodhur nga arratia.

Maria Liçiardi

Motra e bashkë-themeluesit të Aleancës Secondigliano, Genaro Liçiardi, Maria erdhi në pushtet pas vrasjes së bashkëshortit dhe vëllait të saj. Ishte aq e fuqishme sa fitoi nofkën “Bosja e bosëve”. Burimi i parë i të ardhurave për të ishin zhvatja dhe trafiku i drogës. Ajo e zgjeroi pushtetin e saj me koalicionin që bëri me klanin ‘Lu Russo’. Ajo ndryshonte nga paraardhësit e saj meshkujt në një fushë – mbështeste prostitucionin. Ajo i drogonte femrat dhe i vriste kur ato nuk sillnin më përfitime. Koalicioni që bëri me klanin La Russo solli fundin e saj. Pas shumë përleshjes mes klaneve La Russo dhe Secondigliano, afro 120 persona u vranë, Liçiardi u largua e u fsheh për ca kohë në një shtëpi që në pamje dukej e braktisur po që ishte shumë luksoze. Por pas disa vitesh u burgos nga policia. Mendohet se edhe pse në burg vazhdon të drejtojë organizatën e saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending