Connect with us

Lajme

Lumezi: Prokuroritë kanë filluar punën rreth listave të veteranëve

Published

on

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se do i hetojnë listat e veteranëve të UÇK-së, lista këto shumë të përfolura, për shkak të rritjes së numrit të ish-luftëtarëve.

Për lajmi.net ai shpjegon se kanë autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime dhe informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale.

“Do i hetojmë listat dhe i kemi autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime për të siguruar informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e përfitimit të statusit të veteranëve”, thotë kryeprokurori për lajmi.net

I pyetur nëse kanë presion nga politika, ai as që pret diçka të tillë.

Madje, thotë se po i mbrojnë ata që me të vërtetë kanë luftuar në luftën e fundit në Kosovë.

“Nuk pres asnjë presion nga politika, sepse jemi duke i mbrojtur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi për lajmi.net

Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ky hetim është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës. Nëse konstatohet një gjë e tillë personat e caktuar do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë mundur ta kenë gjatë një periudhe historike në të kaluarën.

Ndryshe, lista e verifikuar e veteranëve prej 46 mijë vetash, është paralajmëruar se mund të zgjerohet edhe më shumë kur tu shtohet edhe lista e invalidëve edhe lista e tjerëve që kanë përkrah.

Por, ky numër i veteranëve ka muaj që ka ngjallur shumë reagime nga të gjithë, madje edhe nga vet ish-luftëtarët që dihet sigurt që kanë qenë pjesë e luftës.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending