Connect with us

Lajme

Lufti Zharku i çon milionat në vendlindje

Me ardhjen e Lutfi Zharkut në krye të Ministrisë se Infrastrukturës, gati në çdo rrugë në komunën e Kaçanikut kanë nisur punën eskavatorët.

Published

on

Krahasuar me vitet pararendëse, komuna e Kaçanikut nuk mbahet mend të këtë pasur kaq shumë projekte në infrastrukturën rrugore, në të njejtën kohë.

Sipas tenderëve të shpallur më herët dhe atyre të planifikuar për vitin 2017 bëhet fjalë për rreth 3 milionë euro, të cilat ministria e Zharkut i ka investuar në rrugët e Kaçanikut.

Shumë nga këto projekte, në përgjigjet dhënë për Gazetën Fjala, kjo ministri është munduar t’i fsheh, shkruan Gazeta Fjala.

Dy investimet rrugore,  njëra për asfaltimin e rrugës “Hamëz Jashari”, në Kaçanik, e tjetra për rrugët në Lagjen Luzha të fshatit Begracë,  për Ministrinë e drejtuar nga Zharku, kapin shifrën e 800 mijë eurove.

Në përgjigjet që zyrtarë për informim në MI, i kanë dhënë Gazetës Fjala thuhet se për asfaltimin e këtyre dy rrugëe, Ministria ka planifikuar të shpenzoj 800 mijë euro

“Asfaltimi i rrugës Hamëz Jashari – Kaçanik 400,000.00 .Asfaltimi i rrugëve të lagjes Luzha në fshatin Begracë 400,000.00”, bën të ditur ,Saranda Jusufi, zyrtare për informim në MI.

Mirëpo shifrat nuk dalin të jenë të njejtat, me publikimet që kjo Ministri ka bërë në tendërët e shpallur.

1 milion e 117 mijë euro, është shuma që kjo Ministri,  ka planifikuar  t’i shpenzoj për asfaltimin e këtyre dy rrugëve, në njoftimin e dhënë për kontratë në KRRPP, pas përllogaritjeve të bëra.

Këto projekte, sipas Ministrisë nuk do të arrijnë të përfundohen deri në vitin 2017.

“Edhe këto projekte parashihet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm. Në vitin 2015 Ministria e Infrastrukturës nuk ka realizuar asnjë projekt në Komunën e Kaçanikut”, thotë Jusufi për Gazetën Fjala.

Vala e investimeve të këtyre projekteve rrugore, nuk përfundon me kaq. Ministria e Zharkut, do të shpenzoj plot 1 milion e 397 mijë e 630 euro, për ndërtimin e katër rrugëve tjera në vendlindjen e tij.

Ndërtimin e rrugës Gjurgjedellë – Kaçanik, që Ministrisë i ka kushtuar 381 mijë e 548 euro, e ka fituar kompania“Papenburg” dhe “Adriani”, nga Komuna e Ferizajt. Me të cilën Ministria thuhet se ka nënshkruar kontratën me 5 qershor të këtij viti.

Derisa, për ndërtimin e rrugës që lidh pjesën jugore të Kaçanikut, me rrugën Nacionale N2- Kaçanik, Ministria ka shpenzuar 406 mijë e 769 euro.

Kompanive “Beni  Construction”, “ABC” dhe “AHN Group”, iu është besuar puna për ndërtimin e kësaj rruge. Kontrata thuhet se është nënshkruar me 3 qershor të këtij viti.

383 mijë e 106 euro është shuma që kjo Ministri,  ka ndarë për asfaltimin e rrugës Ivajë – Strazhë.

Kompaninë “Papenburg” dhe “Adriani”, nga Ferizaj, ministri Zharku, si duket nuk ka fort merak ta ndërrojë.

Sikurse tenderin për ndërtimin e rrugës Gjurgjedellë – Kaçanik, edhe tenderin për asfaltimin e rrugës Ivajë – Strazhë, e ka fituar kompania ”Papenburg” dhe ”Adriani” nga Ferizaj. Kjo kompani e ka nënshkruar kontratën më 24 qershor të këtij viti.

Ndërkohë, asfaltimin e rrugës Kaçanik – Stagovë, e ka marrë përsipër kompania ”Eskavatori”, e cila e ka nënshkruar kontratën me Komunën e Kaçanikut më 19 maj të vitit 2016. Për asfaltimin e kësaj linje rrugore, Komuna ka ndarë një shumë prej 226 mijë e 205 euro e 88 cent.

Ky projekt thuhet se nuk ka gjasa të përfundoj deri në vitin e ardhshëm.

“Asfaltimi i rrugës Kaçanik – Stagovë (lagja Dushkaja – Dashi) do të përfundoj deri në fund të vitit ndërsa projktet tjera janë në realizim e sipër dhe parashihet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm”, thonë zyrtar për informim në MI. /Gazeta Fjala

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending