Luftë konceptesh në Drenicë: Naim Bazaj kopjon komplet planin e Sami Lushtakut

Periskopi.com Lajme

Duart në zemra, programi që e ka kopjuar zoti Bazaj nga zoti Lushtaku, nuk duket i keq. Por një qytetar  i Drenasit, do të pyeste logjikshëm: a ka ndonjë veçori komuna e Drenasit nga ajo e Skënderajt, që bile pakëz të ndryshonte programi i Bazajt nga ai i Lushtakut. Diçka ndryshe duhet të ketë…

Naim Bazaj është politikani i PDK’së në Drenas, që synon ta marrë udhëheqjen e kësaj dege, në këtë qytet.

Historia e Bazajt në tendencë për ta marrë udhëheqjen e PDK’së në Drenas e bashkë me të edhe komunën, është e kahershme. Ai kishte sjellur telashe për PDK’në në kohën kur kjo parti kishte sjellur Ramiz Lladrovcin për ta marrë komunën në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Mirëpo, Bazaj atëkohë, ishte ripajtuar sërish me PDK’në.

Tani, Bazaj është një nga pretendentët kryesorë që ta marrë PDK’në e Drenasit, në zgjedhjet e brendshme që po mban kjo parti nëpër komuna të Kosovës. Në Drenas, ishte paraparë para pak kohësh të zhvillohej ky proces, por ai është shtyrë.

Zoti Bazaj, ka publikuar edhe programin e tij mjaft të larmishëm me të cilin synon ta bindë anëtarësinë e PDK’së në Drenas se është më i denji për këtë post.

Mirëpo, ajo që vërehet në programin e tij, është se e ka kopjuar pothuajse fjalë për fjalë nga programi i Sami Lushtakut, në kohën kur ky ka qenë kryetar i Komunës së Skënderajt në vitin 2013.

Duart në zemra, programi duket mjaft i mirë edhe për komunën e Drenasit, por një qytetar do të pyeste logjikshëm se: a ka ndonjë karakteristikë/ veçori që e dallon Drenasin nga Skënderaji, e që rrjedhimisht, do të duhej që të kishte disa veçori edhe programi i zotit Bazaj që ta dallonte nga programi i zotit Lushtaku.

Natyrisht, programi i zotit Lushtaku nuk është vjedhur krejt në anën sasiore nga zoti Bazaj, sepse ai i të parit ka qenë për nja mandate qeverisës komunal, kurse ky më i shkurtër i të dytit, është vetëm një farë vizioni se si do të shihej qeverisja në Drenas – nëse PDK’në në këtë komunë do ta merrte Naim Bazaj dhe nëse një ditë do ta merrte edhe udhëheqjen e komunës.

PROGRAMI I LUSHTAKUT  – qe po e publikojme ne kete forme pasi eshte me i gjate.

Me poshte, PROGRAMI I BAZAJT:

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: