Lubonja thotë se Trump nuk e favorizon Kosovën, Thaçi i thotë se ky është konspiracion

Periskopi.com Lajme

Analisti Fatos Lubonja dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” lidhur me marrëveshjen potenciale Kosovë-Serbi dhe raportine ndërkombëtarëve me këtë marrëveshje. Sipas Lubonjës, kushtet nuk duken shumë të favorshme për Kosovën, për shkak të dobësimit tëEvropes dhe projektit evropian dhe ardhjen e Trump në krye të SHBA-së.

“Ju keni tezën që gjërat kanë ndryshuar dhe janë të favorshme. Cfarë ka ndryshuar realisht sot, që mund të jetë e favorshme, për Serbinë, për Kosovën, për Hashim Thaçin më shumë? Ka ndryshuar një gjë shume e rëndësishme, që ka një goditje ndaj projektit evropian, qëështë ndërtuar Evropa e bashkuar, ku kufijtë marrin pak rëndësi dhe kemi një kthim tek shtetet kombe, qëështë një politikë, që ka marrë një përkrahje nga administrata e Trump. Pra, kemi një dobësim të Evropës, kemi një fuqizim të prirjeve për shtete-kombe dhe në këtë situatë, ne kemi kontekstin e një Serbie, që shfrytëzon më shumë se sa Kosova në këtë situatë, për të marrë një copë dhe shfrytëzon dobësinë e Evropës për të reaguar, sic mund të reagonte më parë, sepse edhe Evropa është e goditur nga partitë nacionaliste.Pra, kemi një kthim tek shtetet-kombe dhe kjo situatë ndihmon projektin e ndarjes, e krijimit të shteteve të pastra etnikisht. Në këtë aspekt, kjo situatë a është më e favorshme për Kosovën, apo është më e favorshme për Serbinë, por a është edhe më e rrezikshme për gjithë rajonin?Situata është e pafavorshme për projektin evropian dhe ideja sesi lindi Kosova nuk lindi për t’i dhënë kosovarëve një shtet etnik të pastër, lindi për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të ndërtuar multietnicitetin”, tha Lubonja.

Më pas Lubonja ia ka kujtuar Thacit edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se ‘Trump është një rrezik për botën”.

“Kosova është një projekt ndërkombëtar. Intervenimi humanitar ka qenë gjithashtu njëprecedent pozitiv. Mendon se ne mund të lëvizim përpara pa BE-në dhe NATO-n? Unë nuk kam ndonjë rezervë dhe konspiracion në raport me SHBA-në, si ju. “, tha Thaci. /Periskopi/

Shpërndaje në: