Connect with us

Lajme

Lubonja: Rama më akuzon se ha pula e prodhoj m*t

Published

on

Fatos Lubonja i është përgjigjur në distancë kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të tij në emisionin e Ylli Rakipit.

Lubonja thotë se Rama kishte frikë të përballej me të dhe me Bushatin, ndaj dhe ata nuk ishin të pranishëm në emision.

Shfaqjen e Ramës  në emisionin “Të paekspozuarit” e ndoqa me vëmendje  jo vetëm për arsye se është emisioni  në formatin e të cilit bëj pjesë, por edhe pse shumë njerëz më morën në telefon për të më pyetur se pse nuk isha aty sëbashku me Bushatin.

Kur u thashë se Edi Rama nuk vinte në emision po të ishim ne,  një pjesë shprehën habinë, duke më kujtuar se me ne ishin ulur përballë edhe lideri i opozitës Basha edhe Kryetari i kuvendit Ilir Meta; të tjerë thanë “sjellje “normale” kjo për Ramën”. Megjithatë, të dy palët nuk e kanë pritur, besoj, që Rama, në vend se të mos merrej me ne personalisht, përderisa nuk kishte dashur të ishim aty, do të bënte krejt të kundërtën.

Sikurse u pa, lajtmotivi i diskursit të tij ishin “gazetarët  e katundit”, si unë dhe Bushati, që, sëbashku me Ylli Rakipin, “hamë pula dhe prodhojmë gjellë qensh” dmth. mut. Në momente të tjera “gjellën e qenve” që ne prodhojmë ai e quajti “fake neës”. Arsyen se pse gazetarët e katundit e prodhojnë këtë gjellë e shpjegoi me atë se janë të blerë me lekët që ua japin ata që kanë interesa kundër tij, ndërsa unë e prodhoja edhe pa lekë, nga marrëzia”</em>, shkruan Lubonja për Panorama.

Sipas tij, Rama ka dështuar në qeverisje, dhe këtë e tregojnë më së miri dy fakte: shtimi i prodhimit të drogës në Shqipëri dhe rritja e numrit të largimit të shqiptarëve.

Lubonja thotë se lazaratizimi i Shqipërisë nga Rama, kërcëon ekzistencën e opozitës, ndaj dhe ajo ka hyrë në çadër

Sot kemi një lazaratizim të krejt Shqipërisë që na ka çuar në një pikë të atillë saqë askush nuk beson më se mund të prodhojmë ndryshime në emër të njerëzve të ndershëm në Shqipëri.  Zgjedhjet në Dibër ishin prova më dramatike e kësaj. Futja e opozitës në çadër duhet parë si luftë për mbijetesë e një opozite që rrezikon të shkrihet në një Shqipëri të lazaratizuar krejtësisht nga partia në pushtet dhe ku njerëzit e ndershëm ikin pasi ndjehen të pafuqishëm për të ndryshuar gjendjen e tyre. Edhe ajo pra është pjesë dhe reflektim i krizës.<

Prandaj gjykoj se kthimi i rrjedhës dramatike që ka marrë vendi, nuk mund të kryhet me zgjedhje normale, sikurse thotë Rama, por duke e shfrytëzuar këtë krizë politike që ka provokuar opozita për të reflektuar, dialoguar dhe gjetur zgjidhjen më të mirë për fillimin e ndërtimit të një vendi ku të mund të jetohet si njerëz të ndershëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending