Lubonja: Përveç makinës, Haçkaj m’i flaku edhe vazot e luleve të mamasë, Policia fshehu rastin

Periskopi.com Lajme

Fatos Lubonja thotë se personi që goditi me gur xhamin e makinës së tij një ditë më parë, e ka bërë këtë gjest jo se është me probleme mendore, por se është frymëzuar nga Rama.

Lubonja thotë në një reagim për “Panorama”, se ai i ka flakur edhe vazot me lule të mamasë, ndërsa policia ka fshehur ngjarjen

Reagimi i Lubonjës

Kam marrë dijeni për ngjarjen në Itali, ku ndodhem, nga familjarët, të nesërmen, e martë 2 korrik. Mësova se kemi të bëjmë me të njëjtin të sëmurë mendor që ka sulmuar edhe herë tjetër familjarët e mi, duke fyer qëndrimet e mia si gazetar, por që nuk i kam vënë rëndësi sepse atë gjuhë ka kohë që e dëgjoj nga të sëmurë shumë më të rëndësishëm.

Nuk mendova se e ka shtyrë dikush direkt, por sigurisht nuk mund të mos mendoja se për këtë sulm, duhet të ndihen përgjegjës njerëz si Kryeministri, që natë e ditë punojnë për të denigruar, delegjitimuar, poshtëruar punën time dhe të kolegëve të mi, duke përdorur terma të tillë si “kazan”, “shpifës profesionistë” “antishqiptarë” .

Gjithsesi, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një të sëmurë, që për më tepër ishte arrestuar, nuk e bëra çështje publike

Lajmi doli nga burimet që kanë gjetur gazetarët e “dosja.al” dhe u shoqërua me komente e reagime të ndryshme që dihen.

Ajo që më shtyu të jap këtë prononcim është njoftimi i dalë nga Policia, që e paraqet ngjarjen sikur personi në fjalë nuk ka pasur qëllim të godasë makinën time, por sikur, duke ikur i ndjekur nga Policia, personi ka goditur rastësisht një makinë që ndodhej në rrugë.<

Kjo është një e pavërtetë tronditëse, që tregon se në çfarë duarsh policësh është e vërteta dhe e drejta në vendin tonë, ashtu sikurse edhe drejtësia jonë.

Me provat që disponoj, deri më sot ky person, siç e thashë, nuk më rezulton të jetë shtyrë direkt nga të tretë për të goditur makinën time, por nuk ka asnjë dyshim se e ka goditur makinën time duke e ditur shumë mirë targetin dhe duke pasur emocione negative ndaj personit tim dhe familjes time.

Këtë e provon edhe fakti se po në të njëjtën ditë, ka hedhur nga dritarja e shkallës së katit të katërt, ku banon familja ime, një vazo me lule nga ato që mban nëna ima jashtë derës.

Gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes.

Nga burime të Policisë më rezulton se edhe ata kanë arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin.(TemA

Shpërndaje në: