Lojërat Olimpike “Tokio 2020” sipas planifikimit, pavarësisht COVID-19

Periskopi.com Sporti

Përgatitjet për Lojërat Olimpike të Tokios do të vazhdojnë rregullisht, pavarësisht nga klasifikimi i ri i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që e konsideroi pandemi përhapjen globale koronavirusit.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga tha gjatë një konferencë për shtyp se interpretimi i autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare nuk do të ndryshojnë planet e lojërave verore, transmeton atsh raportimet.

Të njëjtin mendim ndau edhe guvernatori i Tokios, Yuriko Koike.

”Anulimi i Olimpiadës është i paimagjinueshëm”, tha ai.

Data e fillimit e Olimpiadës së Tokios është caktuar për 24 korrik dhe do të zgjasë deri më 9 gusht/ANSA.

Shpërndaje në: