Llogaria zyrtare e Federatës greke publikon video interesante nga Prishtina para ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” e udhëhequr nga Bernard Challandesi do të jenë nikoqirë të Kombëtares së Greqisë.

Pas barazimit (1:1) me Moldavinë të enjten që lamë pas, Kosova synon tri pikët e para në Prishtinë kundër helenëve.

Nga ana tjetër, Kombëtarja greke me të zbarkuar në Prishtinë, është vendosur në hotel “Internacional”, në hymje të kryeqytetit.

Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Greqisë ka publikuar një video interesante të futbollistëve helenë nga vendi ku po qëndrojnë para ndeshjes së sontme.

“Mirëdita nga Prishtina”, shkruhet në videon e FFG-së. VIDEO.

Ndryshe, ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Greqisë nis nga ora 20:45.

Shpërndaje në: