Connect with us

Lajme

Lladrovci falënderon qytetarët dhe të gjithë ata që iu bashkuan dhimbjes së familjes

Published

on

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me një postim në rrjetin social, ka falënderuar të gjithë qytetarët, personalitetet, miqtë, dashamirët, bashëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët për ngushëllimet me rastin e vdekjes së nënës së tij, Shefkije Nika- Lladrovci.

Me këtë rast, z. Lladrovci ka shkruar se “ngushëllimet Tuaja, nderimi për Nënën Ki, nga të gjithë Ju, ishte nderim tepër i madh, edhe pse kemi theksuar se kërkohet kujdes për shkak të pandemisë”.

Z. Lladrovci ka theksuar se “Populli ynë, ka vlerësuar kontributin e secilit për atdheun, andaj, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë e kanë ditur se ia vlen çdo sakrificë për atdheun”.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci:

Të dashur miq, shokë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, qytetarë, nga të gjitha trojet etnike, Shokë të idealit të Fehmiut e Xhevës, Pas përmbylljes së ditëve të ngushëllimeve, për Nënën tonë të dashur, Nënën Ki, Në emrin tim, Emriut dhe motrave, të Familjes Lladrovci dhe Nika, Ju shprehim nderimin më të thellë e më të sinqertë që u gjendet pranë nesh në këto ditë të rënda e plotë dhimbje.

Këto ditë, ngushëllimet Tuaja, nderimi për Nënën Ki, nga të gjithë Ju, ishte nderim tepër i madh, edhe pse kemi theksuar se kërkohet kujdes për shkak të pandemisë.

Prania Juaj, ngushëllimet tuaja dhe solidarizimi Juaj me humbjen tonë, bënë që dhimbja për Nënën Ki, të jetë më e lehtë dhe më e përballueshme.

Së bashku, me bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët, kemi ndjerë thellësinë e dashurisë prindore, duke kujtuar mallin e pashuar të Nënës Ki, për dritën e syve, Fehën dhe yllin e zemrës, nusen Xhevë, kujtime që na la si lidhje me përjetësinë.

Nëna Ki, si çdo nënë shqiptare, dhimbjen e saj e ktheu në qëndresë. Ishte e fortë edhe para dyerve të burgjeve, gjatë përgatitjeve për luftën çlirimtare, në flakën e luftës, pranë sofres së bashkëluftëtarëve të bijve të saj, duke bartur bekimin dhe qëndresën deri në fitore.

Prandaj, sot, në përfundim të ditëve të ngushëllimeve, i mallengjyer nga respekti Juaj për Nënën Ki, ku morën pjesë personalitetet më të shquara të kombit të fushave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, nga diaspora, miqtë ndërkombëtarë, ju falënderojmë nga zemra.

Ua kthefshim me të mira e në gëzime. Populli ynë, ka vlerësuar kontributin e secilit për atdheun, andaj, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë e kanë ditur se ia vlen çdo sakrificë për atdheun.

Nderimi për Nënën Ki është nderim për Fehën, Xhevën dhe të gjithë neve që lirinë e atdheut e kishim mbi gjithçka. Ju faleminderit të gjithëve, ua kthefshim në gëzime!

Në veçanti i falënderoj për ngushëllime: Hashim Thaçi, Bekim Jashari, Vjosa Osmani, Avdulla Hoti, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Albin Kurti, Pandeli Majko, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Nuredin Lushtaku, Bedri Islami, Bujar Leskaj, Moikom Zeqo, Naim Zoto, Shkëlqim Hajdari, Rashit Qala, Eliza Hoxha, Naser Ramadani, Exhevit Zuka, Sabri Kiçmari, Hysni Gucati, Agim Çeku, Atifete Jahjaga, Fiton Peja, Tahir Hani, Hasan Ukëhaxhaj, Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Gent Cakaj, Fadil Bajrami, Naim Tërnava, Albulena Haxhiu, Xhevat Ademi, Fatmir Dehari, Xhevat Kraja, Arben Krasniqi, Mehdi Hajdari, Bardhyl Mahmuti, Nait Hasani, Ferhat Dinosha, Sejdi Hoxha, Anton Quni, Rrahman Rama, Fatmir Xhelili, Luan Haradinaj i riu, Sejdi Hoxha, Ferat Shala, Xhavit Haliti, Hajredin Kuçi, Justina Shiroka-Pula, Blerta Deliu, Ganimete Musliu, Besa Ismajli, Abelard Tahiri, Memli Krasniqi, Uran Ismajli, Ariana, Musliu, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Arsim Prapaniku, Genci Beribashi, Besnik Tahiri, Zana Rudi, Ramadan Avdiu, Ragip, Granit e Taulant Xhaka, Herolind Shala, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Muzafer Shala, Shyqiri Bytyçi, Halil Selimi, Naser Rama, Ilaz Derguti, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Nasim Haradinaj, Ismail Syla, Adem Gashi, Adem Grabovci, Labinot Halilaj, Agim Ademi, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Albert Bunjaku, Arsim Kabashi, Ismet Munishi, Afrim Tovërlani, Gani Sejdiu, Abedin Zeka, Tahir Batatina, Rafet Prekazi, Mehmet Bogujevci, Leonora Jakupi, Sokol e Bajram Gashani, Ismet Sylejmani. Kryetarët e komunave që udhëhiqen nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Kryetarët e komunave të Kosovës, Deputetët dhe ish deputetët e Parlamentit të Kosovës, OVL e UÇK, Brigada 111- “Tigrat e Zi”, ministra, ish ministra, zëvendës ministra, ish zëvendës ministra, gjeneralë, oficerë dhe ish oficerë të tjerë të FSK, prindër dhe familjarë të dëshmorëve, Sekretar shteti në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, Asambleistë të Komunës së Drenasit, FFK, artistë nga të gjitha trojet, zyrtarë të institucioneve qendrore dhe lokale, profesorë, dekanë të universiteteve në Kosovë, ish rektorë, konzuj dhe ish konzuj, futbollistë e qytetarë, administratën dhe drejtorët e komunës, anëtarët e lagjës dhe fshatit tim dhe fshatit të dajëve të nderuar, që me vizita, letra e mesazhe, na ngushëlluat dhe lehtësuat dhimbjen.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending