Liverpooli të pafat sonte, nuk arritën të shënonin dot – mposhtet nga Southampton

Periskopi.com Sporti

Kampioni në fuqi i Premierligës angleze, Liverpool, sonte është mposhtur nga skuadra e Southamptonit, me rezultat minimal 0:1, raporton Periskopi.

Ishte goli i ish-lojtarit të “Reds”, Danny Ings që vulosi fitoren e kësaj ndeshje.

Anglezi realizoi pas vetëm dy minutave pas asistimit të Ward-Prowse.

Në lojë si zëvendësues hyri edhe sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri në minutën e 57-të, por nuk ia doli të realizoi.

Liverpool vazhdon të jetë në kreun e Premierligës me 33 pikë, aq sa ka Manchester Unitedi me një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Southampton ngritet në pozitën e gjashtë me 29 sosh.

Shpërndaje në: