Lirimi i baronit të drogës, mediat italiane tallen me gjykatat shqiptare

Periskopi.com Lajme

Mediat italiane kanë nisur talljen me gjykatat shqiptare për lirimin e Alket Hatijës. “Trafikonte heroinë rregullisht në Itali, por gjykata shqiptare e liron.

Tani ai mund të jetë arratisur”, shkruan “Corriere del Ticino” për Alket Hatijën, 44-vjeçarin shqiptar të dënuar në Itali me 20 vjen burg për trafik heroine.

Hatija, që ka qenë pjesë e “Bandës së Shijakut”, u lirua nga gjyqtari Petraq Suraj ditën e djeshme. Prokuroria kërkoi 40 ditë burg, por gjyqtari dëgjoi avokatin duke e liruar.

Ky vendim është bërë barsoletë në mediat italiane. “Ai ishte i aftë që të sillte me tonelata drogë në Milano, jetonte në një shtëpi “bunker” në Berat dhe kishte edhe truproja të armatosura, mirëpo gjykata shqiptare e liroi. Ai tani mund të jetë arratisur falë atij vendimi”, shkruan ajo më tej.

Shpërndaje në: