Connect with us

Uncategorized

Lidhjet e ‘puçistëve malazezë’ me aneksimin e Krimesë

Dëshmi të reja, tek të cilat ka ardhur Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Aleksandar Singjeliq, serbi që dyshohet për pjesëmarrje në grupin që planifikoi grusht shtet dhe atentat ndaj kryeministrit të Malit të Zi, ishte pjesëmarrës aktiv në aneksimin e paligjshëm rus të Krimesë.

Published

on

Mendohet se Singjeliqi ishte njëri nga themeluesit e organizatës radikale proruse “Ujqit Serbë”.

Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, ka marrë një video të bisedës përmes Skype, ndërmjet Singjeliqit dhe Vencislav Bujiqit, një politologu serb, drejtor i Fondacionit SEAS që, siç thuhet, është regjistruar më 11 mars të vitit 2015.

Gjatë bisedës, Singjeliqi i flet Bujiqit për lidhjet e tij me Minstrinë ruse të mbrojtjes. Gjithashtu përmendet edhe Bratisllav Zhivkoviqi, i cili sipas fjalëve të Singjeliqit, ishte anëtar i të ashtuquajturve “Çetnikët” (Chetnicks), një organizate luftarake serbe, militantë që u janë bashkuar kozakëve rusë në ruajtjen e punkteve të kontrollit në Sevastopol, gjatë aneksimit rus të Krimesë më 2014.

Vencisllav Bujiq, thotë se pikërisht Singjeliqi është ai që i ka dhënë rekomandime ushtrisë ruse për ushtarët vullnetarë serbë – atyre që kanë kërkuar mënyra se si t’iu bashkohen operacioneve ruse gjatë invadimit të Krimesë.

Siç është bërë e njohur më heret, prokurorët malazezë kanë zbuluar emrat e dy militantëve rusë që kanë udhëhequr me grupin prej rreth 20 serbëve dhe malazezëve, të dyshuar për pjesëmarrje në përpjekje të grusht shtetit në tetor.

Shtetasit rusë, Eduard Vladimiroviq Shirokov dhe Vlladimir Nikolajeviq Popov kanë organizuar grupin kriminal nga i cili kanë kërkuar që ta vrasin Milo Gjukanoviqin, thuhet në urdhëresën e prokurorisë Speciale për zgjerim të hetimeve për vepra të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Prokuroria, në dokumentin, pjesë të të cilit i kanë publikuar një numër i mediave, për herë të parë përmend Frontin Demokratik dhe një politikan të këtij koalicioni

Ndryshe, ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe, Bratisllav Dikiq dhe një politikan nga FD-ja, emri i të cilit në dokumentin e prokurorisë nuk është zbuluar, duhej, siç thuhet, që me 16 tetor, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të kryejnë sulm të dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi.

Plani i tyre ishte që të shtijnë me armë zjarri mbi pjesëtarët e policisë dhe të arrestojnë kryeministrin Milo Gjukanoviq, thuhet në urdhëresën për zgjerimin e hetimeve. /REL

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ahmeti thotë se rruga me kallderm nuk u mbulua me asfalt

Published

on

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si rruga “Emin Duraku”, në Prishtinë është mbuluar kalldermi më asfalt, del të jetë e pavertetë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk janë mbuluar kalldermat në pjesën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

“Nuk jane mbulu kalldermat jo.”, ka shkruar Ahmeti mbi fotografinë e rrugës me kallderm./Periskopi/

 

Continue Reading

Uncategorized

Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët

Published

on

Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.

Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.

Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.

Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.

Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë.

Continue Reading

Uncategorized

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Trending