Connect with us

Lajme

Letra prekëse e Kusari-Lilës për vdekjen e Ilirjana Perteshonit

Published

on

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka shkruar një letër emocionuese për Ilirjana Perteshonin e cila ndërroi jetë sot bashkë me motrën e saj në një aksident në fshatin Meqe në magjistralen Gjakovë-Klinë.

Kusari-Lila bën të ditur në këtë letër se Perteshonin e ka njohur vite më parë në aktivitete politike, ndërkaq e vlerëson lartë për kapacitetin e saj institucional dhe profesional, transmeton lajmi.net

“Sikur javë më parë të dinim se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të tregonim më shumë sa e veçantë je. Sikur të dinim se po punoje në projektin e fundit madhor të jetës tënde, do të tregoja më me emocion sa i rëndësishëm është integrimi i Malësisë së Gjakovës dhe sa punë të madhe je duke bërë. Sikur ta dinimin se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të shtyenim të shkoje dhe të kaloje më shumë kohë me Babin që ankohej se nuk të shihte sa donte”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ilirjana Perteshoni ishte anëtare e Partisë së Drejtësisë dhe këshilltare e ish-ministrit të Mjedisit Ferid Agani. /lajmi.net

Letra e plotë e kryetares së Gjakovës:

E dashur Ilirjana,

Sikur javë më parë të dinim se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të tregonim më shumë sa e veçantë je. Sikur të dinim se po punoje në projektin e fundit madhor të jetës tënde, do të tregoja më me emocion sa i rëndësishëm është integrimi i Malësisë së Gjakovës dhe sa punë të madhe je duke bërë. Sikur ta dinimin se po jetoje ditët e fundit të jetës, do të shtyenim të shkoje dhe të kaloje më shumë kohë me Babin që ankohej se nuk të shihte sa donte.

Ike bashkë me Dardanën dhe nuk e la porosinë e fundit. E kuptuam se e doje jetën dhe nuk don të na bën ta kuptojmë se po ikën nga ajo. Do të leshë zbrastësirë në jetën tonë, kjo është e sigurtë.

Ty të njoha vite më parë nga aktiviteti jonë politik, ndërsa në kapacitetin tënd institucional dhe profesional arrita të punoj me ty në konkursin ndërkufitar “Profesionistët e rinj për bashkëpunimin ndërkufitar” Gjakovë – Tropojë – Has – Prizren – Kukës.

Zelli, përkushtimi dhe dashuria për punën ishin karakteristika që të dalluan Ilirianë nga të gjithë tjerët në këtë proces. Ti dha më shumë se ç’kërkohej nga ty për këtë projekt. I dha jetë dhe këmbë projektit duke e kuptuar rëndësinë e integrimit Kosovë – Shqipëri.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Perteshoni e cila humbi dy vajzat e saj, Ilirjanën dhe Dardanën, Partinë e Drejtësisë që humbi aktivisten e saj, Ministrinë e Mjedisit që humbi njeriun entuziast që i jep jetë dhe shpresë institucionit dhe gjithë farefisit, miqëve dhe atyre që e njihnin.

Jeta dhe karriera e Ilirjanës dhe Dardanës u këputën në gjysëm pa e treguar deri në fund sa do të mund të arrinin në këtë botë.

Por, dashuria, energjia dhe entuziazmi me të cilin jetuan na jep kurajo ti kujtojmë me krenari dhe të ju premtojmë se do të vazhdojmë aty ku e lanë në gjysëm punën që e deshën aq shumë.

Prehuni të qeta motra të dashura, e ne do të mbajmë kujtimin më të bukur që kemi për të dy lulet e këputura në gjysëm, Ilirjanën dhe Dardanën.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending