Letra prekëse e dy familjeve nga Kosova për mjekët e Spitalit Ushtarak

Periskopi.com Lajme

Familja Maloku dhe Bajgora nga Prishtina kanë shkruar një letër flenderimi personalisht për mjekët e Spitalit Ushtarak, që u kujdesën për vajzën dhe nusen e tyre Fatmiren. Pavarësisht se vajza e tyre ndërroi jetë më 7 korrik, familjarët kanë falenderuar mjekët që kanë bërë gjithçka mundën për ta mbajtur në jetë 37 vjeçaren. Mesazhin e ka postuar mjeku i njohur dhe rektori i Mjekesise, Arben Gjata.

Një letër prekëse, jo thjesht për faktin se familjet kanë gjetur forcë të falenderojnë mjekët, pasi humbën vajzën, por edhe sepse është e rrallë sot të gjesh në Shqipëri familjarë që falenderojnë mjekët.

Kryesisht në media janë publikuar dennoncime për mjekët, duke krijuar idenë se të gjithë janë njësoj të korruptuar dhe të pamëshirshëm. Për më shumë lexoni letrën më poshtë:

Falenderimi i mjekut dhe mesazhi i familjes se viktimes 

Kur mgjth dhimbjen njerezit jane mirenjohes. Pergezimet me te sinqerta kolegeve te Spitalit Ushtarak!

“I dashuri profesor Dilaver,

Vajza e jonë Fatmirja 37 vjeçe vdiq në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në mëngjesin e ditës e premte,
të datës 7korrik 2017. Fatmirja e jonë e dashur nuk mundi ti përballojë lëndimet që i mori në aksident komunikacioni. Megjithate, familja ime Maloku, por edhe familja Bajgora, ku ishte e martuar Fatmirja, ndjejmë obligim moral të ju falënderojmë juve përsonalisht, mjekët : Dr.Luan Nikollari, Dr. Ergen Hodaj si dhe kol.Dr.Rushan Muhameti, për angazhimin profesional të nivelit të lartë, por mbi të gjitha, për mikpritjen vëllazërore që iu afrua në rend të parë Fatmirës si dhe njerëzve tanë që qëndronin pranë Fatmirës. Ata, doktorët bën gjithçka nga ana e tyre, por jo vetëm ata, por i gjithë stafi i spitalit. Vajza e jonë Fatmirja, e ndjeu ngrohtësinë e vëllezërve dhe motrave të gjakut të saj, dhe nuk pati as frikë e as nuk i mbeti merak ta kishim drejtuar dikund tjetër, siq na preferonin këtu në Prishtinë, bashkëpuntorët e shkieve, Beogradin ose Shkupin! Ne ishim të sigurt se askush tjetër nuk ti sheron plagët sikur doktorët e Nënlokës Shqipëri. Doktorët patën konsideratë, duke e kuptuar drejt se te dy familjet Maloku dhe Bajgora jemi familje skamnore, dhe gjithë këto sherbime për bijen tonë Fatmirën i mbuluan vetë. Po dihet se roli i juaj në këtë rast ishte i veçantë. Prandaj, me gjithë dhëmbjën që kemi për Fatmirën tonë, ne ju falënderojmë nga zemra për gjithë atë që ju e bët!
Qofshi me shëndet dhe gëzime në familjet e juaja. Po të kishim adresa interneti do ti falënderonim të gjithë një nga një, por falënderimin po ua përcjellim përmes jush.
Në emër të dy familjeve: Maloku dhe Bajgora, me shumë respekt për Ju, Fazli Maloku- Prishtinë”

Shpërndaje në: