Connect with us

Sporti

Legjenda italiane e futbollit të bëhet trajner i ri i Shqipërisë

Published

on

Federata Shqiptare e Futbollit kishte premtuar emrin e trajnerit të ri brenda muajit korrik, por edhe pse kanë kaluar tashmë javë nga zyrtarizimi i largimit të De Biasit, ende nuk është vendosur timonieri i ri kuqezi.

Portali i specializuar në lëvizjen e lojtarëve dhe trajnerëve, “Tuttomercatoweb” ka vendosur së fundmi kandidaturën e Christian Panuccit si më të afërtën për kombëtaren shqiptare.

Sipas medieve, ish-mbrojtësi i përfaqësueses italiane po forcon kuotat për të trashëguar vendin e lënë bosh nga bashkëkombasi i tij, Gianni De Biasi. Christian Panucci ka një karrierë modeste në pankinë, ku ka shërbyer disa vite si ndihmës i Fabio Capellos te Rusia, për të kaluar më pas pa sukses te Livorno dhe Ternana.

Epoka pas De Biasit, media italiane përmend Panuccin

Kandidaturë tjetër e fortë është Luigi De Canio, ndërsa holandezi Clarens Seedorf po cilësohet si një “outsider” luksi, por për momentin i shkëputur në listën virtuale të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Tekniku i ri do të ketë provën e parë të vërtetë më 2 shtator, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit kundër Lihtenshtajnit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending