Connect with us

Lajme

LDK-së i erdhi dita ta akuzojë Shpend Ahmetin për dështime

Shefi i Grupit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, Flamur Shala ka akuzuar kryetarin e komunës Shpend Ahmetin, për sic ka thënë ai, dështimeve në politikat zhvillimore.

Published

on

Sipas tij, raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Prishtinën, me shumë shkelje të gjetura dhe Raporti buxhetor për vitin 2016, e lënë kryetarin e Prishtinës pa politika zhvillimore për vitin 2017.

“Mbledhjet e Kuvendit të Prishtinës organizohen për të shqyrtuar politikat e Ekzekutivit. Këto poltika duhet t’i sjellë para Kuvendit kryetari aktual. Ai po fshihet për të vetmen arsye, që të bëhen përpjekje të fshihen dështimet dhe shkeljet e tij, në realizimin e buxhetit”, ka shkruar Shala.

Nga buxheti prej 73 milionëve për vitin 2016, sipas tij, u realizuan vetëm 58 milionë.

Ky është reagimi i plotë i Shalës:

 

 

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Prishtinën, me shumë shkelje të gjetura dhe Raporti buxhetor për vitin 2016, e lënë kryetarin e Prishtinës pa politika zhvillimore për vitin 2017.

Mbledhjet e Kuvendit të Prishtinës organizohen për të shqyrtuar politikat e Ekzekutivit. Këto poltika duhet t’i sjellë para Kuvendit kryetari aktual. Ai po fshihet për të vetmen arsye, që të bëhen përpjekje të fshihen dështimet dhe shkeljet e tij, në realizimin e buxhetit.

Nga buxheti prej 73 milionëve për vitin 2016 u realizuan vetëm 58 milionë. Nga rreth 15 milionë ta parealizuar, 5.5 nuk mund të realizohen asnjëherë, sepse komuna i humbi, nuk i inkasoi, sipas planifikimit.

Komuna e Prishtinës nga 26,772,053 të planifikuara për investime kapitale shpenzoi vetëm 13,367,987.21, me rreth 50% të projekteve të parealizuara.

Ndërsa në vitin 2015 kryetari aktual kishte planifikuar 180 mijë EURO për shpenzime kontraktuale, të aprovuara nga Kuvendi i Prishtinës, shpenzimet e njëjta u rritën në mbi 1.ooo.ooo euro. Nga këto mjete,  rreth 900 mijë euro u shpenzuan, për punësime-angazhime të militantëve partiakë nëpër zyra të Komunës.

Dështimet dhe shkeljet e ligjit në Komunën e Prishtinës vazhduan edhe në vitin 2016. Raporti shënon se shpenzimet kontraktuale janë rritur nga 180 mijë euro në 732.942 euro, rreth 550.000 EURO mbi planfikimin, para këto të “dedikuara” për aktivistë të VV-së.

Peshën e ndërhyrjeve të shumë të të punësuarëve të jashtëligjshëm, me “kontratë mbi vepër”, e ndien gjatë këtyre viteve shumë profesionistë të karrierës, në zyrat e tyre, punëtorë të zellshëm, të cilët u “pushtuan” nga aktivistë të VV, të protestave e të molotovëve, herë në zyra të Komunës e herë në zyra të VV-së.

Ku u morën mjetet financiare për këto shpenzime, në vitin 2016?

Të hyrat në buxhetin 2016, sipas raportit, janë ngritur mbi planifikimin në kategorinë e TATIMIT NE PRONE, nga 6 mil. e 300 mijë u ngritën në 7 mil. e 176 mijë, edhe si pasojë e ngritjes së TATIMIT në zona të caktuara të kryeqytetit.

Nga rritja e tatimit në kurriz të qytetarëve, vetëm në vitin 2016, nga paratë e taksapaguesve të Prishtinës, rreth 500 mijë EURO u shpenzuan për kontrata të mbi 100 aktivistëve me “kontratë mbi vepër”, siç e thamë, shumë nga ta të punësuar jashtëligjshëm, pa konkurs, pa objekt të kontratës, me “kontratë mbi vepër”.

Sipas Raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe më tej, vetëm për dy vjet, kryetari aktual dhe zyrat e tij politike, punësuan jashtëligjshëm mbi 300 të punësuar politikë, sipas listave të zyrave të VV. U shkel ligji dhe e dëmtua buxheti me rreth 1 mil. 500 mijë EURO.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending