LDK-ja e pavendosur nëse do ta votojë ose jo Kadri Veselin për kryetar kuvendi

Periskopi.com Lajme

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka vendosur që në krye të Kuvendit, në legjislaturën e gjashtë, të vendos Kadri Veselin. Veseli do të kandidohet në postin të cilin e udhëhoqi deri në rrëzimin e Qeverisë Mustafa, por se e do t’i marr votat e mjaftueshme, kjo ende nuk është e sigurt. Derisa Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër Veselit për të qenë kryetar Kuvendi, në LDK ende nuk e kanë marr asnjë vendim.

Në një prononcim për Indeksonline, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk është vendosur ende nëse do të jenë pro ose kundër Kadri Veselit sa i përket këtij posti.

Haziri ka deklaruar se nuk kanë punë më me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nuk kemi as përgjigje, e vlerësojmë dhe e vendosim kur të na e ftojnë në seancën plenare”, ka thënë shkurt Haziri.

Kurse ditë më parë kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte thënë se për kryetar Kuvendi do të duhej të kandidohej dikush më konsensual, dikush që përbashkon më shumë se sa që ndanë.

Shpërndaje në: