Connect with us

Lajme

LDK bllokoi hetimet për SHIK-un

Iniciativa për krijimin e një Komisioni Parlamentar për ta hetuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) është stagnuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kështu të paktën thonë përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare (“Vetëvendosje”, AAK dhe Nisma për Kosovën).

Published

on

Opozitarët akuzojnë LDK-në e Isa Mustafës që, sipas tyre, shumicën e votave i mori duke u thirrur vazhdimisht kundër shërbimit të cilin e drejtoi Kadri Veseli.

Në partinë e Visar Ymerit thonë se dështimi për krijimin e këtij Komisioni ishte se nuk ishin nënshkrimet e nevojshme nga parlamentarët.  Deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se ishte numër i vogël i deputetëve të LDK-së që nënshkruan këtë iniciativë.

“VV ka iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për krijimin e komisionit hetimor, mirëpo për fat te keq nuk kemi arrite t’i mbledhim 40 nënshkrimet e nevojshme. Nënshkrimet e tyre i kane dhënë të gjithë deputetët e opozitës dhe disa deputetë të LDK-së por ky numër nuk ka arritur në 40 sa janë te nevojshme për te krijuar komision hetimor”, është shprehur ajo.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fajëson LDK-në për moskrijimin e Komisionit i cili do ta hetonte SHIK-un. Deputetja e partisë së Haradinajt, Time Kadriaj thotë se një numër i madh i deputetëve të LDK-së hezituan ta nënshkruajnë formimin e këtij komisioni.

“Për formimin e një komisioni të tillë nevojitet nënshkrimi i 40 deputetëve, apo ¼ të tyre. Opozita e kishe nënshkruar këtë iniciativë, mirëpo ishin deputetët e LDK-së kanë hezituar ta nënshkruajnë.

Një organizim i tillë siç ishte SHIK-u dhe shprehet shqetësim nga shumë deputetët, atëherë duhet të nënshkruhet.  Ndërsa disa po bëjnë vetëm politikë para njerëzve dhe elektoratit ndërsa nuk po kërkon asgjë konkrete”, është shprehur ajo.

Nga ana tjetër, “Nisma për Kosovën” thotë se kërkesat që janë bërë në Parlament kanë qenë momentale dhe sipas emocioneve. Deputeti i këtij subjekti, Zafir Berisha shprehet se shërbimet të cilat kanë operuar nga paslufta duhet të hetohen më detajisht për veprimtarinë e tyre.

Mirëpo, edhe deputeti i partisë së Famtir Limajt fajëson Lidhjen Demokratike të Kosovës për dështimin e Komisionit i cili do të “skenonte” veprimtarinë e SHIK-ut.

“Një fjalë popullore thotë: “Hajni, hajni, nuk e zenë”. Pra, s’di kush do ta hetojë SHIK-un dhe shërbime të tjera që kanë operuar në Kosovë. Angazhimi i tyre deri më tash ka mbetur misterioz.  Në anën tjetër, vet ata që kanë kërkuar gjoja me hetu SHIK-un  si organizatë e lidhur me PDK-në, ata në fund vet u banën SHIK dhe PDK. Nuk po shpresojë se kjo legjislaturë përveç fjalëve të mdhaja për konsum të politikës ditore dhe për manipulim të elektoratit të tyre këtë çështje e ka seriozisht”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, ishte ish-lideri i LVV-së, Albin Kurti i cili i pari që mori iniciativën për krijimin e një Komisioni të tillë.  “Ne do ta vazhdojmë iniciativën tonë për një komisioni parlamentar për SHIK-un për shkak se

konsiderojmë që nuk mund të ketë as republikë parlamentare as pavarësi të shtetit as drejtësi ligjore, as demokraci institucionale pa hetimin dhe zbardhjen e çështjes së SHIK-ut”, kishte deklaruar ai.

Sipas tij, SHIK-u ka qenë shërbim dhe se qytetarët e Republikës duhet ta dinë se kujt i ka shërbyer.“Me vet fjalën që e ka në emërtim “shërbim” kjo imponon që i ka shërbyer dikujt dhe duhet ta dimë kujt. Duhet ta dimë strukturën, financat, bazën ligjore, misionin dhe synimin si dhe përbërjen”, kishte deklaruar Kurti. /Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending